Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8% - Kombet e Bashkuara: Flukset e forta turistike mbështetën kërkesën e brendshme

Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve të ardhshme. Referuar të dhënave të buletinit të fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.8% për vitin 2024. Nga ana tjetër, sipas raportit, për vitin 2025 të dhënat ndjekin një trajektore më pesimiste duke parashikuar një rritje prej vetëm 3%.
Sipas raportit, përshpejtimi i pritshëm i rritjes rajonale varet nga përmirësimi i kushteve ekonomike, të cilat deri më tani kanë qenë të ndikuara nga një sërë faktorësh globalë si pandemia, konfliktet dhe kushtet mjedisore.
Sipas të dhënave paraqitet një mjedis me norma më të larta interesi që do të jetë një sfidë e veçantë për rajonin, në veçanti për Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh mbështetjen e tyre për financimin e jashtëm. Raporti tregon se për vendet e rajonit dhe Shqipërinë çelësi për rritjen e vendeve në afat mesëm do të jenë reformat strukturore, duke u mbështetur në perspektivën e anëtarësimit në Bashkimi Europian.
Pavarësisht nga erërat e jashtme, remitancat, investimet e huaja direkte
dhe turizmi, në rastin e Shqipërisë paraqiten optimiste. Raporti ndër të tjera përmend normën e inflacionit që po ngadalësohet në vendin tonë si dhe ndryshimet në kursin aktual të këmbimit.
Bashkimi Europian parashikon një plan rritjeje prej 6 miliardë eurosh për rajonin, që synon të dyfishojë ekonominë e Europës Juglindore gjatë dhjetë viteve të ardhshme, duke përfshirë edhe dhënien e aksesit të pjesshëm në tregun e përbashkët europian dhe thellimi i tregut rajonal.
Sipas shifrave të raportit për projeksionet e rritjes ekonomike në vendet e rajonit duket se Shqipëria pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë. Ekonomia e Serbisë pritet të zgjerohet me 3.2% në vitin 2024, ndërsa në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë rritja ekonomike pritet të jetë 3%, 2.9% dhe 1.9% përkatësisht.
Për vitin 2024, sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, është parashikuar që norma e inflacionit të jetë në nivelin 3.5%, ndërsa për vitin 2025 parashikohet të zbresë pranë 2.7%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Ndryshon rregullorja për Parqet Teknologjike - Aplikim me procedurë jokonkurruese nga Bashkitë dhe Institucionet publike
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren që përcakton mënyrën si përzgjidhen zhvilluesit e Parqeve Teknologjike.......

Arritjet ekonomike dhe prioritetet për vitin 2024 - Mete: Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi sot konferencën e parë për shtyp për vitin 2024, ku prezantoi disa nga arritjet dhe zhvillimet......

Kosova heq regjimin e letër-ngjitësve në targa – Vendimi vjen pas nismës të nisur nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë që do të hyjnë në territorin e......

Rikuperon inflacioni në eurozonë - Nxit debatet për uljen e normave!
Inflacioni total në eurozonë kapi shifrën e 2.9% në dhjetor, nga 2.4% një muaj më parë, megjithëse inflacioni bazë vazhdoi të lehtësohej. Presioni vjetor......

2024, qeveria “kthen sytë” te huamarrja e brendshme - 378.64 miliardë lekë bono dhe obligacione. S’përjashtohet mundësia e një Eurobondi
Viti 2024 do të jetë mjaft specifik sa i përket huamarrjes Qeveritare për të financuar deficitin buxhetor, në një moment kur ajo i gëzohet një situate shumë të......

814 ankesa për tenderët në 11 muajt e vitit 2023 - Mbizotërojnë procedurat e prokurimit publik. Tirana, me më shumë ankesa
814 ankesa ka regjistruar Komisioni i Prokurimeve Publike në 11 muajt e vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare, muajt korrik dhe nëntor kanë rezultuar......

DPSHTRR: 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar në 2023 / Bie numri i aksidenteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar statistikat e qarkullimit rrugor, teksa theksoi se kryefjala e vitit 2023, ka qenë......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në vitin 2024!
Mbi turizmi mund të ketë qenë fjala e vitit 2023 në industrinë e udhëtimeve. Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të......