Shqipëria Postuar më 5 Janar 2024, 12:39

Ndryshon rregullorja për Parqet Teknologjike - Aplikim me procedurë jokonkurruese nga Bashkitë dhe Institucionet publike

Nga SCAN TV
Ndryshon rregullorja për Parqet Teknologjike - Aplikim me procedurë

Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren që përcakton mënyrën si përzgjidhen zhvilluesit e Parqeve Teknologjike. Ndryshimet u hapin rrugën bashkive, institucioneve publike, apo edhe kompanive me kapital shtetëror të bëhen zhvillues parqesh teknologjike, dhe në këtë rast përzgjedhja e tyre do bëhet me procedorurë jokonkurruese. Sipas rregullimeve, Kёshilli i Ministrave, nё vendimin pёr hapjen e parkut, ose nё njё vendim tё posaçёm, miraton autorizimin e institucionit të qeverisjes qendrore, njёsisë së vetëqeverisjes vendore apo shoqёrisë shtetёrore me kapital shtetëror/ent publik, nё rolin e zhvilluesit tё parkut.

Propozimi bёhet nga ministria pёrgjegjёse pёr ekonominё pas kёrkesёs sё argumentuar tё institucionit tё qeverisjes qendrore, njёsisё sё vetëqeverisjes vendore apo shoqёrisё shtetёrore me kapital shtetëror/ent publik. Po kjo Ministri, pas vlerёsimit tё planit tё zhvillimit tё detajuar dhe draftmarrёveshjes sё paraqitur, i propozon Kёshillit tё Ministrave miratimin e tyre sё bashku me kontratёn e qirasё pёr pёrdorimin e pasurive tё paluajtshme shtetёrore.

Ndërkohë që ndryshimi më i rëndësishëm vjen te procedura e përzgjedhjes së menaxhuesit apo administruesit të parkut, rol që mund t’u besohet subjekteve private nga ana e bashkive apo instutucioneve shtetërore. “Zhvilluesi i autorizuar, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ka të drejtë të përzgjedhë menaxhues/administrues tё parkut, të cilët mund të jenë persona juridikë privatë ose publikë, si dhe institucione të arsimit të lartë”, përcakton një prej ndryshimeve.

Po ashtu, Zhvilluesi i autorizuar përzgjedh menaxhuesin /administruesin nëpërmjet procedurës konkurruese me negociim, me dy faza, përkatësisht faza e kualifikimit dhe faza e negociimit.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat