Çmimet në Shqipëri nuk kanë të ndalur - Sipas vrojtimit të BSH, bizneset në të gjithë sektorët parashikojnë rritje

Duket se çmimet në vendin tonë do të vijojnë trajektoren rritëse, të paktën sa I përket parashikimeve të sipërmarrjes. Sektorët kyç të ekonomisë si ndërtimi, shërbimet dhe tregtia presin çmime më të larta të produkteve.
Të paktën këto janë disa nga projeksionet e përmbledhura në vrojtimin më të fundit të Bankës së Shqipërisë për besimin e biznesit dhe konsumatorit që i referohet muajit të kaluar. Treguesi i besimit të industrisë u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje, i ndikuar nga vlerësimet më optimiste për kontratat porositëse. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë pothuajse të njëjta me ato të një muaji më pare.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit ndjeshëm me 9.1 pikë përqindjeje, duke u ngjitur pranë vlerave më të larta historike. Rritja në dhjetor u përcaktua nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues dhe për nivelin e porosive. Ndërkohë, edhe pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 2.6 pikë përqindjeje, duke qëndruar në intervalin e vlerave më të larta historike. Ecuria aktuale e aktivitetit dhe niveli i kërkesës kanë regjistruar rritje, ndërsa pritjet e bizneseve për kërkesën, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.
Treguesi i besimit në tregti qëndroi pothuajse i pandryshuar krahasuar me vlerën e një muaji më parë. Nga ana tjetër, pritjet për ecurinë e biznesit dhe çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rritje.
Sa i përket treguesit të besimit konsumator, u regjistrua vlerë e përafërt me atë të muajit paraardhës dhe u përcaktua nga pritje pothuajse të pandryshuara për situatën e përgjithshme ekonomike, financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar në rënie.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8% - Kombet e Bashkuara: Flukset e forta turistike mbështetën kërkesën e brendshme
Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve të......

Ndryshon rregullorja për Parqet Teknologjike - Aplikim me procedurë jokonkurruese nga Bashkitë dhe Institucionet publike
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren që përcakton mënyrën si përzgjidhen zhvilluesit e Parqeve Teknologjike.......

Arritjet ekonomike dhe prioritetet për vitin 2024 - Mete: Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi sot konferencën e parë për shtyp për vitin 2024, ku prezantoi disa nga arritjet dhe zhvillimet......

Kosova heq regjimin e letër-ngjitësve në targa – Vendimi vjen pas nismës të nisur nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë që do të hyjnë në territorin e......

Rikuperon inflacioni në eurozonë - Nxit debatet për uljen e normave!
Inflacioni total në eurozonë kapi shifrën e 2.9% në dhjetor, nga 2.4% një muaj më parë, megjithëse inflacioni bazë vazhdoi të lehtësohej. Presioni vjetor......

2024, qeveria “kthen sytë” te huamarrja e brendshme - 378.64 miliardë lekë bono dhe obligacione. S’përjashtohet mundësia e një Eurobondi
Viti 2024 do të jetë mjaft specifik sa i përket huamarrjes Qeveritare për të financuar deficitin buxhetor, në një moment kur ajo i gëzohet një situate shumë të......

814 ankesa për tenderët në 11 muajt e vitit 2023 - Mbizotërojnë procedurat e prokurimit publik. Tirana, me më shumë ankesa
814 ankesa ka regjistruar Komisioni i Prokurimeve Publike në 11 muajt e vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare, muajt korrik dhe nëntor kanë rezultuar......

DPSHTRR: 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar në 2023 / Bie numri i aksidenteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar statistikat e qarkullimit rrugor, teksa theksoi se kryefjala e vitit 2023, ka qenë......