Rriten më tej kostot e ndërtimeve, VKM e re për sigurimet - Me detyrim përgjegjësitë për projektuesit, zbatuesit, ndërtuesit 15% të vlerës së preventivit

Përmes një vendimi të miratuar më datë 27 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës ka bërë të detyrueshëm sigurimin e përgjegjësive për të gjitha hallkat e përsfhira në sektorin e ndërtimit, duke nisur nga projektuesit, te zbatuesit, deri dhe te vetë ndërtuesi për rastet e objekteve me kosto mbi 100 milionë lekë apo 1 milionë dollarë.
Për rastet e projektuesve dhe zbatuesve të punimeve, kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesionale mbulon çdo dëm që mund të shkaktohet si pasojë e veprimtarisë së tij gjatë procesit të ndërtimit të objektit. Ndërkohë që Zhvilluesi si person fizik apo juridik do të jetë i detyruar të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë profesionale për të gjitha ndërtimet me vlerë mbi 100 milionë lekë.
Në rastin e projektuesve shuma e sigurimit llogaritet duke mbuluar të paktën dëmet e mëposhtme: së pari Çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm të projektimit të ri, si dhe shpenzimet shtesë të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike, që kanë rrjedhur si pasojë e gabimeve në projektim; dhe së dyti Kostot shtesë që mund të lindin për zhvilluesin, si pasojë e gabimeve në projektim gjatë zbatimit të projektit.
Në rastin e zbatuesve, Shuma e sigurimit llogaritet duke mbuluar të paktën çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm për kryerjen e punimeve të reja, si dhe shpenzimet shtesë të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike, që kanë rrjedhur si pasojë e zbatimit të punimeve në kundërshtim me kontratën përkatëse për zbatimin e punimeve të ndërtimit, me dokumentet e planifikimit dhe zhvillimit, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon veprimtarinë e ndërtimit.
Ndërsa në rastin e zhvilluesit, Shuma e sigurimit llogaritet në përqindje ndaj preventivit të punimeve të zbatimit për kostot e llogaritshme, pa vlerën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Kjo vlerë do të jetë jo më shumë se 15% e vlerës së preventivuar të punimeve.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Pakoja e Madhe, sa do të përfitojnë qytetarët - Gratë kryefamiljare dhe nëpunësit me paga nën 60 mijë lekë, do të marrin më shumë
Nga muaji janar rreth një milion shqiptarë do të përfitojnë një fond total prej 8 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Njoftimi është publikuar një ditë më......

Trena, avionë, hotele, restorante dhe jo vetëm: Si të rezervoni një udhëtim të lirë në 2023?!
Viti i ri na bën të gjithëve të mendojmë për planet tona për 12 muajt e ardhshëm. Dhe shumë prej nesh do ta nisin vitin duke realizuar planet dhe duke......

Aeroportet amerikane plot me bagazhe të humbura - Dhjetëra mijëra mbetën pa adresë prej anulimit të fluturimeve
Udhëtarëve të cilët fundjavën e Krishtlindjeve u përballën me mijëra fluturime të anuluara për shkak të stuhisë së dëborës që goditi pjesën më të madhe të......

Erdogan heq kufirin e moshës për daljen në pension - Vendimi i ri prek mbi 2 milionë persona. Në Turqi janë 13.9 milionë pensionistë
Presidenti i Turqisë Erdogan ka hequr kufirin e moshës për daljen në pension, me anë të një vendimi që lejon më shumë se 2 milion turq që të dalin në pension......

Kryeministrja italiane Meloni, probleme me BQE - Arsyeja e “përplasjes” fondi i shpëtimit për Eurozonën
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni kritikoi ashpër institucionet financiare të Bashkimit Europian, duke i kërkuar Bankës Qendrore Europiane të jetë më e......

Shiten në eBay mjete ushtarake me të dhëna biometrike - Të përdorura nga amerikanët në Irak dhe Afganistan, kanë edhe shenja gishtash
Matthias Marx, një studiues në fushën e sigurisë së të dhënave gjermane, ka blerë në eBay për më pak se 100 dollarë një mjet ushtarak amerikan të përdorur për......

Ngrohja e apartamentit kushton shumë - Rusi vendos të jetojë në tendë në oborr
Viaceslav Platunov, banor në Rusinë veri lindore, ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të protestuar kundër faturave të larta për ngrohjen dhe pavarësisht......

Dollari realizon vitin më të mirë që nga 2015 - Fiton rreth 8% të vlerës, FED rriti normën bazë me 425 pikë përqindje
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm që është i fundit për këtë javë, por edhe për këtë vit. Ndërkohë, në mbyllje të tregtisë së......