Shiten në eBay mjete ushtarake me të dhëna biometrike - Të përdorura nga amerikanët në Irak dhe Afganistan, kanë edhe shenja gishtash

Matthias Marx, një studiues në fushën e sigurisë së të dhënave gjermane, ka blerë në eBay për më pak se 100 dollarë një mjet ushtarak amerikan të përdorur për të blerë të dhëna biometrike, kryesisht të afganëve dhe irakenëve. Sipas New York Times shitja është bërë në muajin gusht të këtij viti.
Në skedën e memories së mjetit SEEK II kishte emra, kombësi, fotografi, gjurmë gishtash dhe skanime të iridës së 2.632 personave. Pjesa më e madhe e të cilëve janë të dyshuar dhe të akuzuar për terroristë. Por ka dhe persona që punonin për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo që thjesht janë ndaluar në postblloqe. U zbulua që mjeti ishte përdorur për herë të fundit në vitin 2012 në Kandahar.
SEEK II është një lap top i vogël, në gjendje për të bërë fotografi, të regjistrojë gjurmë gishtërinjsh si dhe skanime iride. Ky është një mjet shumë i përdorur nga ushtria amerikane në misionet jashtë vendit, sidomos në Irak dhe Afganistan. Madje mendohet se është përdorur dhe në operacionin që rezultoi me kapjen dhe vrasjen e bin Laden.
Por ky nuk është i vetmi mjet që është nxjerrë në shitje në eBay. Qëllimi i këtij studimi ishte verifikimi që talebanët mund të kishin marrë të dhëna të ndjeshme në momentin që do të kishin këtë mjet në dorë. Por ajo që nuk mendohej ishte lejtësia me të cilën mund të merrje të dhëna dhe të gjeje mjete të tilla në shitje meqënëse sipas procedurave ato duhej të ishin shkatërruar.
Marx shpjegoi për New York Times se ushtria amerikane as nuk është përpjekur të mbrojë të dhënat. Të gjitha informacionet ishin në dispozicion me rrezikun për të përbërë rrezik për shumë persona, si për shembull informatorët që ndihmonin amerikanët në Afganistan. Pentagoni deklaroi se nuk mund të komentojë të dhënat para se të analizohen. Më pas ato do të shkatërrohen.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ngrohja e apartamentit kushton shumë - Rusi vendos të jetojë në tendë në oborr
Viaceslav Platunov, banor në Rusinë veri lindore, ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të protestuar kundër faturave të larta për ngrohjen dhe pavarësisht......

Dollari realizon vitin më të mirë që nga 2015 - Fiton rreth 8% të vlerës, FED rriti normën bazë me 425 pikë përqindje
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm që është i fundit për këtë javë, por edhe për këtë vit. Ndërkohë, në mbyllje të tregtisë së......

Bursat europiane, viti më i keq që nga 2018 - Arsyet kryesore
Bursat europiane pritet të realizojnë vitin më të keq që nga 2018-a, pasi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, inflacioni i lartë dhe shtrëngimi i politikave......

Nafta e mbyll vitin në rritje me 5.7% - Mbështetet nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë fitime vjetore për të dytin vit me radhë, ndërkohë që tregu është......

Si po mbyllet ky vit për valutat kryesore?!
Java dhe viti duket se po mbyllet në të gjelbër për valutat kryesore pasi në raport me ditën e djeshme të gjitha kanë regjistruar një rritje të lehtë të......

Shkodër's exclusive document/Lajthiza water was completely safe to drink
Three people have ended up seriously ill after consuming a substance dangerous to their health, which was suspected to be water mixed with acid. The incident......

Dokumenti ekskluziv/ Ngjarja në Shkodër, dalin analizat: Uji 'Lajthiza' që u servir ishte 100 % i sigurtë për konsum
Tre persona kanë përfunduar të sëmurë rendë pasi kanë konsumuar një lëndë të rrezikshme për shëndetin, që dyshohet se ishte ujë i përzier me acid. Ngjarja ka......

Pakoja e Madhe/ Qeveria shqiptare jep para në dorë për 1 milionë shqiptarë! Ndahen në janar. Përfitues pensionistët, atë me ndihmë ekonomike e punonjësit e shtetit
1 milionë shqiptarë do të përfitojnë një ndihmë financiare pas pak ditësh në kuadër të një paketë të re sociale që qeveria po përgatit. Lajmi u dha nga......