Bota Postuar më 30 Dhjetor 2022, 10:18

Dollari realizon vitin më të mirë që nga 2015 - Fiton rreth 8% të vlerës, FED rriti normën bazë me 425 pikë përqindje

Nga SCAN TV
Dollari realizon vitin më të mirë që nga 2015 - Fiton rreth

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm që është i fundit për këtë javë, por edhe për këtë vit. Ndërkohë, në mbyllje të tregtisë së sotme, dollari amerikan pritet të realizojë vitin më të mirë në 7 vitet e fundit, i mbështetur nga politika monetare agresive e Rezervës Federale.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, është rritur me rreth 8% gjatë këtij viti, performanca më e mirë që nga viti 2015.

Rezerva Federale në SHBA e ka rritur normën bazë të interesit me 425 pikë bazë, që nga muaji mars, për të luftuar inflacionin e lartë. Por, pritshmëritë se banka qendrore amerikane mund të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave gjatë vitit 2023 kanë ushtruar presion mbi monedhën e gjelbër, në tremujorin e fundit të vitit.

Monedha e përbashkët europiane pritet ta mbyllë këtë vit në rreth 1.0660 dollarë, në rënie vjetore me rreth 6%. Monedha europiane është gjendur nën presion nga një kombinim i ngadalësimit të ekonomisë së eurozonës dhe luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, paundi është ndër performuesit më të dobët në raport me dollarit amerikan, pasi ka humbur rreth 11% të vlerës gjatë këtij viti, performanca më e dobët që nga viti 2016. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet 1190 dollarë.

SCAN

Shqipëria 30 Dhjetor

Si po mbyllet ky vit për valutat kryesore?!

Java dhe viti duket se po mbyllet në të gjelbër për valutat kryesore pasi në raport me ditën e djeshme të gjitha kanë regjistruar një rritje të lehtë të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat