Bota Postuar më 30 Dhjetor 2022, 11:25

Aeroportet amerikane plot me bagazhe të humbura - Dhjetëra mijëra mbetën pa adresë prej anulimit të fluturimeve

Nga SCAN TV
Aeroportet amerikane plot me bagazhe të humbura - Dhjetëra mijëra

Udhëtarëve të cilët fundjavën e Krishtlindjeve u përballën me mijëra fluturime të anuluara për shkak të stuhisë së dëborës që goditi pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë iu ka lindur një problem i ri. Ata duhet të gjejnë bagazhet e tyre.

Pamje nga aeroporte të ndryshme konfirmojnë se janë me dhjetëra mijëra valixhe që kanë mbetur në tokë dhe vazhdojnë të shtohen në numër këto ditë në pritje që të merren nga pronarët e tyre.

Vala të ftohtit të jashtëzakonshëm detyroi kompanitë ajrore që të anulojnë më shumë se 12 mijë fluturime që nga e premtja e një jave më parë. Një situatë që ka risjellë vëmendjen tek autoritetet e kontrollit. Kritikat kanë qenë të shumta duke akuzuar kryesisht kompanitë ajrore se nuk mund të thonë me saktësi ku gjenden ekuipazhet e tyre e jo më pasagjerët dhe bagazhet.

Por nga ana e tyre kompanitë ajrore, sipas raportimeve të CNN, fajësuan për situatën e krijuar një kombinim faktorësh: vonesave si pasojë e kushteve metereologjike, planifikimit të fluturimeve, problemet në sistem dhe infrastrukturat e parregullta.

Komisioni i transportit në senatin amerikan konfirmoi se do të kryhen hetime për anulimet masive dhe kaosin e krijuar mes pasagjerëve.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Dhjetor

Si po mbyllet ky vit për valutat kryesore?!

Java dhe viti duket se po mbyllet në të gjelbër për valutat kryesore pasi në raport me ditën e djeshme të gjitha kanë regjistruar një rritje të lehtë të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat