Kryeministrja italiane Meloni, probleme me BQE - Arsyeja e “përplasjes” fondi i shpëtimit për Eurozonën

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni kritikoi ashpër institucionet financiare të Bashkimit Europian, duke i kërkuar Bankës Qendrore Europiane të jetë më e kujdesshme me mënyrën si komunikon dhe duke shtuar se fondi i shpëtimit i eurozonës nuk shërben për asnjë qëllim të dobishëm.
Gjatë një konference për mediat, Meloni theksoi se BQE duhet të shmangë zgjedhjet që përkeqësojnë situatat për sa i përket ekonomisë së bllokut, duke iu bashkuar kritikave të bëra ndaj bankës këtë muaj nga disa prej ministrave kryesorë të qeverisë së saj.
Në mbledhjen e fundit, BQE rriti normën e saj të interesit me 50 pikë bazë sic edhe pritej, por në të njëjtën kohë sinjalizoi se do të ketë dhe më shumë rritje në muajt e ardhshëm, duke shkaktuar një shitje të obligacioneve të qeverisë italiane. Meloni u shpreh se do të ishte e dobishme nëse BQE-ja do të komunikonte më mirë, në të kundërt rrezikon të shkaktojë luhatje në treg që anulojnë përpjekjet që po bëjnë qeveritë.
Duke iu kthyer fondit të shpëtimit të eurozonës, Meloni nuk dha asnjë të dhënë nëse Italia do të ratifikonte një traktat që rinovon të ashtuquajturin Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM) dhe tha se ajo besonte se askush nuk do ta përdorte kurrë fondin në formën e tij aktuale. Italia është i vetmi vend i eurozonës që po zvarritet mbi reformën ESM, e cila do t'i jepte institucionit detyrën për të ofruar një ‘backstop’ për t'u marrë me bankat në dështim, në kontekstin e Unionit Bankar. Gjithashtu do ta bënte më të drejtpërdrejtë ristrukturimin e borxhit sovran në eurozonë.
Por Meloni theksoi se kishte frikë se fondi nuk do të përdoret kurrë. Kjo sepse kushtet janë shumë të ashpra dhe çdo vend që aplikon për një kredi ESM do të shohë një rritje në yield-et e obligacioneve të tij si dhe një seri gjërash të pafavorshme.
Meloni, e cila mori detyrën në tetor në krye të një koalicioni të krahut të djathtë, tha se në vend që të ratifikonte reformën, ajo donte të takonte drejtorin e ESM për të parë nëse ishte e mundur që fondi të përdorej ndryshe.
Meloni, liderja e partisë së djathtë Vëllezërit e Italisë, kritikonte ashpër ratifikimin e traktatit të reformuar kur ishte në opozitë. Pa hyrë në detaje, ajo tha se e parashikon ESM-në si diçka të ndryshme, diçka të paqartë në përdorim, me kushtëzime të ndryshme dhe më të pakta në numër ; si dhe objektiva që janë më të përqendruar në prioritetet e vendit të saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shiten në eBay mjete ushtarake me të dhëna biometrike - Të përdorura nga amerikanët në Irak dhe Afganistan, kanë edhe shenja gishtash
Matthias Marx, një studiues në fushën e sigurisë së të dhënave gjermane, ka blerë në eBay për më pak se 100 dollarë një mjet ushtarak amerikan të përdorur për......

Ngrohja e apartamentit kushton shumë - Rusi vendos të jetojë në tendë në oborr
Viaceslav Platunov, banor në Rusinë veri lindore, ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të protestuar kundër faturave të larta për ngrohjen dhe pavarësisht......

Dollari realizon vitin më të mirë që nga 2015 - Fiton rreth 8% të vlerës, FED rriti normën bazë me 425 pikë përqindje
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm që është i fundit për këtë javë, por edhe për këtë vit. Ndërkohë, në mbyllje të tregtisë së......

Bursat europiane, viti më i keq që nga 2018 - Arsyet kryesore
Bursat europiane pritet të realizojnë vitin më të keq që nga 2018-a, pasi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, inflacioni i lartë dhe shtrëngimi i politikave......

Nafta e mbyll vitin në rritje me 5.7% - Mbështetet nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë fitime vjetore për të dytin vit me radhë, ndërkohë që tregu është......

Si po mbyllet ky vit për valutat kryesore?!
Java dhe viti duket se po mbyllet në të gjelbër për valutat kryesore pasi në raport me ditën e djeshme të gjitha kanë regjistruar një rritje të lehtë të......

Shkodër's exclusive document/Lajthiza water was completely safe to drink
Three people have ended up seriously ill after consuming a substance dangerous to their health, which was suspected to be water mixed with acid. The incident......

Dokumenti ekskluziv/ Ngjarja në Shkodër, dalin analizat: Uji 'Lajthiza' që u servir ishte 100 % i sigurtë për konsum
Tre persona kanë përfunduar të sëmurë rendë pasi kanë konsumuar një lëndë të rrezikshme për shëndetin, që dyshohet se ishte ujë i përzier me acid. Ngjarja ka......