Trena, avionë, hotele, restorante dhe jo vetëm: Si të rezervoni një udhëtim të lirë në 2023?!

Viti i ri na bën të gjithëve të mendojmë për planet tona për 12 muajt e ardhshëm. Dhe shumë prej nesh do ta nisin vitin duke realizuar planet dhe duke rezervuar pushime për vitin 2023. Por kriza e kostos së jetesës do të thotë që ne të gjithë po kërkojmë të përfitojmë sa më shumë me paratë tona. Buxhetet më të shtrënguara po ndryshojnë mënyrën se si udhëtojmë, por kjo nuk do të thotë të humbasim. Pra, cilat janë mënyrat më të mira për të kursyer kur rezervoni pushimet për vitin 2023?
Rezervoni fluturimin tuaj paraprakisht dhe në ditën më të lirë për të udhëtuar
Një nga mënyrat më të mira për të kursyer mund të jetë vendosja e sinjalizimeve (notifications) që do t'ju njoftojnë kur çmimi i fluturimit tuaj ulet, sipas motorit të kërkimit të udhëtimeve Kayak ose tjetër. Gjithashtu ia vlen të planifikosh përpara. Numri i ditëve që duhet të rezervoni paraprakisht ndryshon në varësi të destinacionit tuaj. Nëse jeni duke udhëtuar në Bangkok, Tajlandë, për shembull, java më e mirë për të shkuar është nga 24 Prilli. Kursimet më të mëdha duhet të bëhen nëse rezervoni udhëtimin tuaj 29 ditë përpara. Udhëtimi të mërkurën mund t'ju kursejë gjithashtu para.
Megjithatë, nëse po rezervoni një pushim për në Nju Jork, mund t'ju duhet të blini biletat tuaja 63 ditë përpara se të fluturoni dhe të udhëtoni të martën për të gjetur ofertat më të mira. Në përgjithësi, Kayak zbuloi se të martën dhe të mërkurën ishin ditët më të mira për t'u nisur për të kursyer sa më shumë para.
Kërkoni destinacione ku paratë tuaja do të shkojnë më tej
Nëse po udhëtoni me një buxhet, duhet të siguroheni që po merrni vlerën më të mirë për paratë tuaja. Kjo mund të nënkuptojë marrjen parasysh të destinacioneve që nuk i keni eksploruar kurrë më parë. Vlen të krahasoni disa opsione alternative për të zbuluar se ku kushtojnë më pak akomodimi, ushqimi jashtë dhe aktivitetet.
Faqja e planifikimit të udhëtimit Omio shikoi disa nga qytetet më të lira në Europë kur bëhet fjalë për faktorë si aktivitetet, ushqimi dhe transporti publik. Nga 100 destinacione, Granada në Spanjë doli në krye me 112 aktivitete falas duke përfshirë pikën më të rëndësishme të qytetit, Alhambra. Birra kushton pak më shumë se 2 euro dhe darka për dy do t'ju kushtojë rreth 44 euro. Bruges në Belgjikë dhe, ndoshta çuditërisht, Venecia, Itali, u renditën menjëherë pas Granadës në listën e pushimeve të lira europiane në qytet.
Zgjidhni udhëtimet jashtë sezonit për të kursyer para
Të gjithë e dimë se udhëtimi në kulmin e sezonit mund të jetë i shtrenjtë. Pra, nëse po kërkoni të vizitoni destinacionet kryesore me një çmim të lirë, provoni të rezervoni jashtë sezonit. Do të jeni gjithashtu në shoqëri të mirë me më shumë se gjysmën e udhëtarëve që kërkojnë të kursejnë duke vizituar destinacionet jashtë sezonit në 2023, sipas Booking.com.
Nëse keni shumë fleksibilitet në datat e pushimeve tuaja - dhe nuk jeni të kufizuar nga pushimet e shkollës - atëherë zgjedhja e udhëtimit kur të tjerët nuk janë, mund t'i bëjë paratë tuaja të shkojnë më tej. Në përgjithësi, çmimet janë më të ulëta gjatë muajve mars, prill, shtator dhe tetor.
Ulni kostot me pushimet dhe udhëtimin me tren
Sondazhi vjetor i udhëtimeve i Booking.com zbuloi gjithashtu se më shumë se gjysma prej nesh do të marrë një rrugë më të gjatë në udhëtimet tona jashtë vendit për të kursyer para. Fluturimet lidhëse janë përgjithësisht më të lira se ato pa ndalesa dhe, nëse qëndrimi juaj është mjaft i gjatë, mund t'ju japë kohë të mjaftueshme për të eksploruar një qytet shtesë.
Me koston e fluturimeve në rritje, pse të mos merrni parasysh forma alternative të transportit si trenat? Në të vërtetë mund të marrë më pak kohë në disa rrugë. Dhe nëse po shkoni në një vendpushim të ndërgjegjshëm për mjedisin si Morzine në Alpet Franceze, mund të merrni edhe një zbritje në disa shërbime si shpërblim për marrjen e trenit dhe jo të avionit.
Udhëtoni lehtë për të kursyer para në tarifat e bagazheve
Përpjekja për të kursyer para shpesh nënkupton të udhëtoni me një linjë ajrore buxhetore. Por ne të gjithë kemi përjetuar kostot shtesë që vijnë me shtimin e valixheve të mëdha në rezervimin tuaj. Fluturimet e lira janë joshëse, por ato shpesh përfshijnë vetëm bagazhin e dorës në çmim - disa vetëm një çantë nën sedilje. Me të vërtetë mund të ‘hajë’ buxhetin tuaj nëse bagazhet tuaja të mëdha duhet të kontrollohen kur të mbërrini në aeroport.
Megjithatë, bagazhe të lehtë nuk do të thotë mos të merrni gjera esenciale me vete por të paketoni gjërat tuaja në mënyrë sa më inteligjente në mënyrë të tillë që të keni hapësirë edhe për blerje të reja në qytetin ku do të udhëtoni!
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Aeroportet amerikane plot me bagazhe të humbura - Dhjetëra mijëra mbetën pa adresë prej anulimit të fluturimeve
Udhëtarëve të cilët fundjavën e Krishtlindjeve u përballën me mijëra fluturime të anuluara për shkak të stuhisë së dëborës që goditi pjesën më të madhe të......

Erdogan heq kufirin e moshës për daljen në pension - Vendimi i ri prek mbi 2 milionë persona. Në Turqi janë 13.9 milionë pensionistë
Presidenti i Turqisë Erdogan ka hequr kufirin e moshës për daljen në pension, me anë të një vendimi që lejon më shumë se 2 milion turq që të dalin në pension......

Kryeministrja italiane Meloni, probleme me BQE - Arsyeja e “përplasjes” fondi i shpëtimit për Eurozonën
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni kritikoi ashpër institucionet financiare të Bashkimit Europian, duke i kërkuar Bankës Qendrore Europiane të jetë më e......

Shiten në eBay mjete ushtarake me të dhëna biometrike - Të përdorura nga amerikanët në Irak dhe Afganistan, kanë edhe shenja gishtash
Matthias Marx, një studiues në fushën e sigurisë së të dhënave gjermane, ka blerë në eBay për më pak se 100 dollarë një mjet ushtarak amerikan të përdorur për......

Ngrohja e apartamentit kushton shumë - Rusi vendos të jetojë në tendë në oborr
Viaceslav Platunov, banor në Rusinë veri lindore, ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të protestuar kundër faturave të larta për ngrohjen dhe pavarësisht......

Dollari realizon vitin më të mirë që nga 2015 - Fiton rreth 8% të vlerës, FED rriti normën bazë me 425 pikë përqindje
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm që është i fundit për këtë javë, por edhe për këtë vit. Ndërkohë, në mbyllje të tregtisë së......

Bursat europiane, viti më i keq që nga 2018 - Arsyet kryesore
Bursat europiane pritet të realizojnë vitin më të keq që nga 2018-a, pasi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, inflacioni i lartë dhe shtrëngimi i politikave......

Nafta e mbyll vitin në rritje me 5.7% - Mbështetet nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë fitime vjetore për të dytin vit me radhë, ndërkohë që tregu është......