Europa Postuar më 8 Qershor 2022, 15:22

Rreziku i furnizimit me energji për Europën - Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar krizën

Nga SCAN TV

Europa mund të përballet me mungesë energjie dimrin e ardhshëm pasi pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar krizën energjetike të rajonit. Paralajmërimi vjen nga drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

Udhëheqësit globalë të energjisë dhe klimës janë mbledhur në Danimarkë në një takim që mund të nxisë përmirësime të nevojshme urgjente në efiçencën e energjisë. Analizën e re nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tregon se masat më të forta të efikasitetit mund të reduktojnë shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme faturat e energjisë, importet e karburanteve dhe emetimet e gazrave serrë.

Me botën që po përballet me krizën e saj më të madhe energjetike që nga vitet 1970, fokusi i Konferencës Globale është se si të zbatohen shpejt masat për të reduktuar përdorimin e energjisë, me synimin për të lehtësuar presionet e kostos mbi konsumatorët, për të ulur varësinë nga importet e karburantit dhe nxitur përparimin drejt synimet klimatike duke mbështetur krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, tha se efiçenca e energjisë është një zgjidhje kritike për shumë nga sfidat më urgjente të botës dhe ajo mund t'i bëjë njëkohësisht furnizimet tona me energji më të përballueshme, më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Por në mënyrë të pashpjegueshme, krerët e qeverive dhe bizneseve po dështojnë të veprojnë siç duhet për këtë. Goditjet e naftës të viteve 1970 vënë në lëvizje përparime të mëdha në efiçencë dhe është krejtësisht thelbësore që efikasiteti të jetë në qendër të përgjigjes ndaj krizës së sotme globale të energjisë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=_IwNFi2snYc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat