Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2022, 13:32

Whatsapp e MSN-të, pakësojnë telefonatat e sms-të - Treguesit për 2022: Totali i thirrjeve me celularë 1.25 miliardë minuta, rënie prej 8.7%

Nga SCAN TV

Komunikimi përmes aplikacioneve që ofron interneti po ul ndjeshëm thirrjet dhe sms-të tradicionale përmes celularëve. AKEP raporton se totali I thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2022 ishte rreth 1.25 miliardë minuta, me një rënie prej 7.1% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 8.7% me T1 2021.

Tkurrja e telefonatave e sms-ve vjen në një ccast kur numri I kartave sim ka shënuar rritje. Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2022 ishte rreth 3,416,311, bën me dije AKEP, që përbën një rritje me 7.8% në krahasim me T1 2021.

Ndërkaq, umri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2022 arriti në rreth 2.58 milionë që përbën një rënie me rreth 1.4% me T4 2021 dhe rritje me rreth 3.4% me T1 2021; Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2022 ishte rreth 2 milionë që përbën një rritje me 1.3% në krahasim me Tremujorin e parë 2021.

Të njëjtin trend konfirmon edhe volume i sms-ve të dërguara nga qytetarët. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T1 2022 ishte rreth 129 milion që përbën një rënie me 8% krahasuar me T4 2021 dhe një rënie me 5.3% me T1 2021; - Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celuare gjatë T1 2022 ishte rreth 44 Milion GByte.

Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 7.2 GB Internet në muaj në T1 2022, që përbën një rritje me 6.2% në krahasim me T4 2021 dhe një rritje me 40.3% krahasuar me T1 2021.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=5tPyJo5TmiA

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......