Studimi/ Sfungjeri nuk është mënyra më higjienike për të pastruar enët, por ekziston një alternativë!

Sfungjerët e kuzhinës përmbajnë më shumë baktere sesa furçat e kuzhinës, gjë që mund të jetë një mënyrë më higjienike për të pastruar enët tuaja, sipas studiuesve në Norvegji. “Salmonella dhe bakteret e tjera rriten dhe mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça, arsyeja është se sfungjerët në përdorim të përditshëm nuk thahen kurrë”, tha Trond Møretrø, një shkencëtar kërkimor në Nofima, një institut norvegjez i kërkimit ushqimor.
"Një sfungjer i vetëm mund të strehojë një numër më të madh bakteresh sesa ka njerëz në Tokë," tha Møretrø, një autor i një studimi të ri, i cili u botua në internet në Journal of Applied Microbiology. Ndërsa shumë baktere nuk janë të dëmshme, ato që janë si salmonela përhapen nga sfungjerët te duart, sipërfaqet e kuzhinës dhe pajisjet dhe potencialisht i bëjnë njerëzit të sëmuren, tha ai.
“Sfungjeri është i lagësht dhe grumbullon mbetje ushqimore të cilat janë gjithashtu ushqim për bakteret, duke çuar në rritjen e shpejtë të baktereve”. Ajo që i habiti më shumë studiuesit në lidhje me gjetjet e tyre ishte se nuk kishte shumë rëndësi se si njerëzit pastronin sfungjerin e tyre apo sa shpesh.
Hulumtimi mbi sfungjerët dhe furçat e përdorura bazohet në një studim të bazuar në laborator të publikuar vitin e kaluar nga i njëjti ekip studiuesish, i cili zbuloi se bakteret e dëmshme mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça.
Në Shtetet e Bashkuara, USDA tha se sfungjeri i kuzhinës ishte mirë të futej në mikrovalë ose të ziej në ujë në nxehtë çka mund të zvogëlonte "një pjesë të ngarkesës bakteriale", megjithatë këto masa vetëm nuk janë të përshtatshme për të siguruar që sfungjeri juaj do të reduktojë ndotjen e kryqëzuar. Këshillohet që të blini shpesh të reja. Hulumtimi ishte pjesë e një projekti të mbështetur nga Bashkimi Europian për sigurinë ushqimore. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Linja ajrore lowcost nën kritika pasi u kërkoi pasagjerëve të vërtetonin kombësinë e tyre!
Linja ajrore lowcost Ryanair është kritikuar pasi u ka kërkuar udhëtarëve afrikano-jugor të bëjnë një test Afrikaans për të vërtetuar kombësinë e tyre përpara......

Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro!
Tirana Bank njofton emetimin, në datë 07.06.2022, të obligacioneve korporative afatgjata në vlerën 5 milionë Euro. Këto obligacione kanë një afat 7 vjeçar me......

Rama: Bashkëpunim për t’u zhvilluar - Ballkani i hapur, SHBA: të përfshihet Kosova, Vuçiç: ndihma për Shqipërinë!
Samiti i Ballkanit të Hapur ka hapur punimet këtë të mërkurë në Ohër me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje......

Mish kali i pasigurt për konsum njerëzor - 5 shtetet më të mëdha europiane nën hetim për mashtrim të organizuar!
Tetëmbëdhjetë persona kanë dalë në gjyq në Marsejë, Francë, të akuzuar për drejtimin e një rrjeti europian të tregtimit të mishit të kalit që përfshin produkte......

Çështja Varhelyi: Njeriu i Orban në Bruksel!
Komisioneri hungarez për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, duhet të përfaqësojë në fakt politikën e Brukselit, por ai ndjek agjendën e kryeministrit hungarez......

Tregjet europiane, në pritje të BQE - Wall Street publikon fitime për të dytën ditë me radhë
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin takimin e Bankës Qendrore Europiane të enjten dhe të......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.07 dollarë - Investitorët presin takimin e Bankës Qendrore Europiane të enjten
Euro po tregtohet e qëndrueshme, pranë por poshtë 1.07 dollarëve, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa jeni japonez vijon të qëndrojë në nivelin më të ulët në 20......

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 121 dollarë - Ngushtohet tregu, rafineritë po arrijnë maksimumin e kapacitetit prodhues
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, me Brentin e Londrës që është ngjitur pranë 121 dollarëve për fuçi. Investitorët po presin të dhënat mbi......