Europa Postuar më 8 Qershor 2022, 11:04

Tregjet europiane, në pritje të BQE - Wall Street publikon fitime për të dytën ditë me radhë

Nga SCAN TV

Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin takimin e Bankës Qendrore Europiane të enjten dhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA të premten.

Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rënie të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë realizon fitimet më të mëdha, në rritje me 1.8%. Analistët parashikojnë se inflacioni në SHBA do të jetë ngadalësuar lehtë gjatë majit dhe mund të ketë arritur kulmin. Gjithsesi, analistët nuk e përjashtojnë mundësinë e një tjetër rritje të normës bazë të interesit nga Rezerva Federale, javën e ardhshme.

Ndërkohë, tregjet në rajonin e Azi-Paqësorit janë mbyllur në rritje dhe një pjesë e mirë e tregjeve ishin në pritje të vendimit të Bankës Qendrore të Indisë mbi normat e interesit. Edhe në Wall Street, indekset kryesore publikuan fitime për të dytin sesion me radhë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...