Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2022, 13:52

5 nga 10 tenderët “big”, nga ARRSH dhe AKSHI - Në 5 muaj u prokuruan 5.31 mld lekë për 10 kontrata. Ofertat fituese, 98.1% e fondit limit

Nga SCAN TV

Rreth 87.65 mld lekë është fondi limit i prokuruar nga institucionet shtetërore përgjatë 5-muajve të parë të vitit, një shifër sa 58.71% e gjithë parave të tenderuara vitin e kaluar. 10 tenderët më të mëdhenj të zhvilluar gjatë kësaj periudhe kapin një fond total limit prej 5.31 mld lekë, ndërkohë që sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit janë 2 institucionet që kanë prokuruar 5 prej tenderëve “BIG’.

Tenderi me vlerën më të madhe të prokuruar është pjesa 2 e lotit 2, të rrugës Korçë- Ersekë, me një fond limit prej 2.16 mld lekë, ndërsa i dyti është loti 8 i rrugës Kardhiq – Delvinë, me fond limit 1.44 mld lekë.

Ndërkaq, 2 tenderët e zhvilluar nga AKSHI janë  “Përmirësimi i Sistemit të Menaxhimit të Informacionit për Programin IPARD - për AZHBR” dhe “Shërbimet e ndërlidhjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile  me zyrat e saj rajonale, me një vlerë totale prej 487 mln lekë.

Ndërkaq, 1 nga 10 tenderët më të mëdhenj është edhe ngritja e platformës online të shit-blerjes së energjisë elektrike, nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, me fond limit 198 mln lekë.  Por ajo që vlen të theksohet është fakti se 10 tenderët më të mëdhenj janë fituar me një vlerë, sa 98.1% e fondit limit.

Ndërkohë që, Manualet e Prokurimeve Publike konsiderojnë me “flamur” të kuq prokurimet publike, kur kompanitë pjesëmarrëse paraqesin oferta shumë pranë fondit limit të caktuar nga autoriteti kontraktor. Po ashtu, flamuri  ku mund “të ngrihet” edhe kur ofertat e kompanive janë shumë të përafërta me njëra-tjetrën, si edhe kur shpallet fitues vetëm kompania që plotëson kriteret e kërkesës, ndërsa të tjerat skualifikohen.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=U9aUyrSDKC8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat