Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2022, 13:39

Bashkitë shpenzojnë vetëm 82 euro/banor - Personeli “vjel” buxhetin, kostoja 478 euro për punonjës!

Nga SCAN TV

61 bashkitë në vend shpenzuan mesatarisht rreth 33,871 lekë për banor apo rreth 282 euro përgjatë vitit 2021 ndër të cilat, rreth 24,048 lekë apo 200 euro u përdorën për mbulimin e shpenzimeve të personelit dhe ato operative dhe të tjera ndërsa rreth 9823 lekë, e përkthyer në valutë, vetëm 82 euro u përdorën për investime.

Të dhënat janë bërë publike në raporti ne Financave Vendore 2021 të hartuar nga CoPlan,  ku theksohet ndër të tjera se në shifrën e shpenzimeve totale për banor, 18,630 (në rënie me rreth 8.1% në terma vjetorë) ishin shpenzime me fonde të veta të bashkive dhe 15,241 lekë për banor me fonde të kushtëzuara të qeverisë. Thënë ndryshe, për çdo 100 lekë të alokuar nga bashkitë përgjatë vitit 2021, 55 lekë ishin nga portofoli i burimeve të veta dhe 45 lekë nga qeveria qendrore.

Kjo tregon se taksat dhe tarifat vjetore që paguajnë qytetarët nuk janë përkthyer në shërbime maksimale për qytetarët, duke bërë që perfomanca e pushtetit vendor të jetë problematike në këtë drejtim.

Nga ana tjetër bashkitë nuk janë kursyer për personelin. Sipas raportit,  në terma mesatarë, për një të punësuar në bashki në vitin 2021 u shpenzuan rreth 57,289 lekë në muaj apo 478 euro, afro 5.5% më shumë krahasuar me një vit më parë. Kosto mesatare për të punësuar luhatet në një interval me vlerën mesatare maksimale prej rreth 69,468 në bashkinë Rrogozhinë dhe vlerën mesatare minimale prej rreth 42,012 lekë në muaj në bashkinë Këlcyrë.

Përpjekjet për të nxitur investimet paraqesin diferenca të theksuara ndërmjet dy niveleve të qeverisjes. Në nivel të përgjithshëm, pesha e investimeve në totalin e shpenzimeve të qeverisë së përgjithshme paraqitet relativisht e qëndrueshme me luhatje të vogla nga viti në vit.

Në të kundërt, në rastin e investimeve të kryera me fonde të veta të bashkive ecuria në kohë paraqet luhatshmëri të lartë duke shënuar minimumin historik në fund të vitit 2021.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=1loJY_laj-E

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat