Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2022, 13:36

Gjykata e Lartë shkarkon mijëra dosje - Norma e evadimit 200% në 2022, por mbeten 34,806 në pritje. Vijnë mijëra të reja!

Nga SCAN TV

Ndërsa nga data 16 prill 2022, në Gjykatën e Lartë u emërua gjyqtari i 13-të i saj, dhe kolegjet e saj po punojnë me një ritëm evadimi çështjesh prej 200%, numri i stokut vijon të mbetet shumë i lartë. Deri më datë 31 maj 2022 rezultojnë plot 34,806 çështje gjyqësore në pritje për gjykim, ndërkohë që në shkurt numri i tyre ishte 35,562.

Gjatë periudhës 1 janar – 31 Maj 2022 janë shqyrtuar në total 1933 çështje, nga të cilat: - 722 çështje Administrative; - 544 çështje Civile; - 667 çështje Penale. Diçka më i ulët ka qenë ritmi i evadimit gjatë vitit 2021, kur Gjykata shkarkoi rreth 3,600 dosje. Kjo normë i detyrohet kryesisht numrit të kufizuar të gjyqtarëve përgjatë vitit të shkuar: deri në prill të vitit 2021 ajo ka funksionuar me vetëm 3 gjyqtarë, në periudhën prill-shtator 2021 ka funksionuar me 7 gjyqtarë dhe prej fundit të muajit shtator me 9 gjyqtarë.

Por edhe me ritmin prej 200% të evadimit të çështjeve, duket se duhet të presim shumë gjatë për të parë ulje domethënëse të stokut. Sipas të dhënave zyrtare të vetë Gjykatës së Lartë, çështjet e reja që janë regjistruar në Gjykatën e Lartë nga 1 janari 2021 kanë arritur në 2,847 deri në shkurt të vitit 2022,  (nga të cilat 1340 civile, 547 administrative dhe 960 penale).

Shumë shpresa janë varur te një strukturë e posaçme të përbërë nga 12 Nëpunës për Uljen e Çështjeve, e cila në fillim të këtij viti ka kryer një proces inventarizimi të hollësishëm të rreth 23,000 çështjeve të prapambetura.

Falë kësaj analize Gjykata e Lartë ka mundur të filtrojë dhe gjykojë çështjet të cilat nuk plotësojnë kushtet formale për t’u shqyrtuar, përfshirë rekurset e paraqitura jashtë afatit ligjor, rekurset për çështjet ku vlera e padisë nuk kalon 40–fishin e pagës minimale (në fushën administrative) ose vlerën e padisë nën 150.000 lekë (në fushën civile), rekurset për të cilat është paraqitur kërkesa për heqje dorë etj.

Një shtysë positive në shkarkimin e stokut pritet të japë vendimi I Qeverisë për heqjen dorë nga rreth 3,800 rekurse që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, njohjen e vjetërsisë në punë, sidomos bëhet fjalë për kur vlera e padisë është më e vogël se 40-fishi pagës minimale. Gjithsesi, duket se duhen pritur vite që numri i dosjeve të shënojë rënie domethënëse.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=tolw5DCt3_E

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......