Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2022, 13:47

Nafta, rekord në 258 lekë/litër - Ulet lehtë çmimi për benzinën dhe gazin

Nga SCAN TV

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen sërish të çmimit të naftës. Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së sotme çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër. Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 243 lekë/litër dhe i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 86 lekë/litër dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet. Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Për përcaktimin e çmimit final të karburanteve, Bordi ka si referencë çmimin e shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja, ndërsa më pas i shtohet një vlerë prej 20 USD/ton, taksat, tatimet, si dhe marzhi i fitimit për kompanitë e tregtimit me shumicë dhe ato me pakicë të karburanteve, që është respektivitisht 1% dhe 5%.

Sipas njoftimit të Bordit, çmimet reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare, por çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulëta se çmimet maksimale të miratuara.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ONbqEyjbp2o

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......