Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2022, 13:42

Arbëreshët e Puglias, investime në Shqipëri - Andreano: Aktualisht përqendrimi është në Jug të vendit

Nga SCAN TV

Sipërmarrjet puljeze të drejtuara nga komuniteti arbëresh në këtë rajon po nxiten që të vijnë të investojnë në vendin tonë.

Në një intervistë për TV SCAN, Noe Andreano, Kryetari arbëresh i Komunës së Casalvecchio në Puglia sqaron se aktualisht po implementohen disa projekte të përbashkëta në fushat kulturore dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Puglias, që kanë në fokus entitetin arbëresh.

Në këtë linjë, Kryetari Andreano përmend një projekt konkret që po aplikohet aktualisht në jug të vendit.

Rajoni i Puglias ka një popullsi prej 4 milionë banorë dhe  GDP  prej rreth 77 miliardë euro. Në Shqipëri operojnë 300 ndërmarrje pulieze, të cilat kanë të punësuar rreth 20 mijë punonjës.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=sgxFVQ0pK5A

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......