Shqipëria Postuar më 11 Prill 2023, 09:46

Rikuperon Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Euro, Paundi dhe Franga?!

Nga SCAN TV
Rikuperon Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Euro, Paundi dhe

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke ndryshuar kurbën e zbritjes që kish nisur prej disa kohësh tashmë.

Monedha europiane sakaq vijon të mos arrijë të tejkalojë nivelin e 113 lekë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 112.6 lekë dhe është shitur me 113.1 lekë në raport me ditën e djeshme.

Franga zvicerane ka shënuar sërish rritje të lehtë të vlerës duke u forcuar me shumë se Euro në raport me monedhën vendase duke u blerë sot me 113.4 lekë dhe duke u shitur me 114.3 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik shfaqet i qëndrueshëm këtë të martë pasi në raport me dje nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë sot me 127.8 lekë dhe është shitur me 128.8 lekë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat