Nafta ngjitet sërish pranë 85 USD - Mbështetet nga pritshmëritë se Kina mund të ofrojë stimuj ekonomikë

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se Kina do të ofrojë stimuj për ekonominë, por edhe për shkak të rënies së rezervave në SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 85 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi.
Të dhënat e publikuara në Kinë treguan se inflacioni konsumator gjatë marsit preku nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2021, duke sugjeruar se kërkesa vijon të jetë e dobët. Por, në anën tjetër këtu të dhëna mund ta detyrojnë Pekinin zyrtar të ofrojë stimuj për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
Gjithashtu, një mbështetje të lehtë çmimet po e gjejnë edhe nga dobësimi i dollarit amerikan, që i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër në të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Javën e kaluar, çmimet e naftës u rritën me mbi 5% për shkak të vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi, deri në fund të këtij viti.
Investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA për marsin, që do të publikohen të mërkurën.
SCAN
Sondazh

Dollari vijon qëndrueshmërinë - Bitcoin ngjitet në mbi 30 mijë dollarë, niveli më i lartë në 10 muaj
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, por kujdesi është i lartë pasi të dhënat pozitive mbi punësimin i kanë dhënë më shumë hapësira......

25% e tenderëve u dhanë pa garë - Mungesë konkurrence, 1645 procedura, me vetëm 1 kompani pjesëmarrëse
25% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi në to u dorëzua vetëm 1 ofertë. Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi i......

Në restorante do të shpenzojmë më shumë e konsumojmë më pak - Dervishi: Jemi të detyruar të rrisim çmimet, kostot janë të papërballueshme
Drekat dhe darkat në restorante mund të na kushtojnë më shtrenjtë nga sa ne jemi mësuar tëp aguajmë më parë. Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve Turistike në......

Afati i fundit për aplikimet e mbështetjes në bujqësi - Fermerët mund të dorëzojnë dokumentacionin deri më 11 Prill
11 Prilli është shansi i fundit i aplikimeve për fermerët që kanë interes për të përfituar nga subvencionet në bujqësi për vitin 2023. Thirrja është hapur më......

Mbiçmim rekord, farë po e forcon lekun në raport me euron? - Në fund të marsit, kursi mesatar 114.35 lekë, ndërkohë që në ditët e para të prillit 113.1
Leku shqiptar ka thelluar ndjeshëm tendencën mbiccmuese në raport me euron, edhe pse kjo e fundit ka njohur ecuri pozitive në tregjet evropiane. Pas një rënie......

Çdo vit në Shqipëri, mesatarisht 3% më pak fëmijë - Në 5 vite 3658 më pak lindje. Cilat qytete regjistrojnë shifrat më të ulëta
Si një ndër shkaqet kryesore emigracionin, Shqipëria regjistron çdo vit 3% më pak fëmijë. Duke marrë në studim 5 vjeçarin e fundit, numri total i fëmijëve në......

Borxhet për faturat e OSHEE, nivele rekord - Detyrimet nuk i paguan as shteti, në total gati 80 miliard lekë të palikujduara
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje edhe gjatë vitit 2022, duke arritur shifra rekord, të......

Cilët janë 10 profesionet që ChatGPT ka më shumë gjasa të zëvendësojë?!
Që nga publikimi i tij në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT i OpenAI është përdorur për të shkruar letra motivuese, për të krijuar një libër për fëmijë dhe......