Shqipëria Postuar më 10 Prill 2023, 13:31

Në restorante do të shpenzojmë më shumë e konsumojmë më pak - Dervishi: Jemi të detyruar të rrisim çmimet, kostot janë të papërballueshme

Nga SCAN TV
Në restorante do të shpenzojmë më shumë e

Drekat dhe darkat në restorante mund të na kushtojnë më shtrenjtë nga sa ne jemi mësuar tëp aguajmë më parë. Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve Turistike në Shqipëri, pohohet se për shkak të rritjes së pagës minimale gjithashtu dhe mungesës së punonjësve dhe ata punonjës që janë do të paguhen më shtrenjtë, gjithashtu dhe rritja e çmimeve do të bëjë që të kemi një rritje çmimesh nëpër restorante

“Flas dhe nga viti i kaluar i cili pati dhe vështirësitë e veta edhe kyt vit, sigurisht me rritjen e rrogave dhe stafet do të mungojnë, ngritja e çmimeve do jetë një problem edhe këtë vit për arsye se është i papërballueshëm dhe çmimi i stafeve që do të paguajmë me këtë lloj standardi dhe kryesisht edhe subjektet janë tyë detyryar sepse është rritur produkti dhe do të ngrejnë cmimet domosdo”, u shpreh Kujtim Dervishi Kreu i Bareve dhe Restoranteve Turistike.

Sipas Dervishit mungesa e theksuar e punonjësve këtë vit ka bërë që paga të caktohet nga vetë ata, ku pohon se paga e kamerierëve po arrin nga 80 mijë deri në 100 mijë e për të vijuar me kuzhinierët të cilët arrijnë në pagën deri në 350 mijë lekë. Por sërish joshen me vendet më të zhvilluara se Shqipëria.

“Siç u vu në dukje dhe vjet pati një rritje kryesisht, duke filluar nga shezlongët dhe stafet patën një rritje rrogash marramëndese sigurisht dhe ky vit i tillë do të jetë sepse e gjithë rinia po preferon të iki në vendet më të zhvilluara sepse ka pagat më të mira”, tha Dervishi.

Në këtë sektor problematikë mbetet fuqia punëtore. Kujtim Dervishi shprehet se ky vit pavarësisht se do të ketë zhvillim në turizëm por do të jetë sfid me forcën punëtore.

Diamila Leka / SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat