Mbiçmim rekord, farë po e forcon lekun në raport me euron? - Në fund të marsit, kursi mesatar 114.35 lekë, ndërkohë që në ditët e para të prillit 113.1

Leku shqiptar ka thelluar ndjeshëm tendencën mbiccmuese në raport me euron, edhe pse kjo e fundit ka njohur ecuri pozitive në tregjet evropiane. Pas një rënie të lehtë në janar, leku ka fituar ndjeshëm terren në raport me euron duke prekur rekorde historike. Në fund të marsit, kursi mesatar i këmbimit ra në 114.35 lekë, ndërkohë që në ditët e para të prillit, një euro në tregun e brendshëm u këmbye me 113.12.
Mbiçmimi rekord i lekut vjen në një moment kur euro po performon mirë në raport me dollarin amerikan. Eurozona shënoi zhvillim më pozitiv nga cc’pritej në tremujorin e fundit të vitit të shkuar, i cili sugjeronte se ajo mund ta shmangte recesionin, ashtu si dhe situatë energjitike më të mirë nga pritshmëritë. Euro po përfiton edhe nga rritjet e fortë e normave bazë të interesit nga Banka Qendrore, të cilat kanë tërhequr sasi të konsiderueshme fondesh në eurozonë.
Kështu që faktorët e mbiccmimit të lekut duhen kërkuar nga zhvillet në tregun e brendshëm. Ekspertët e argumentojnë këtë forcim të lekut me flukset e mëdha të euros që qarkullojnë aktualisht në tregjet financiare shqiptare. Flukset janë të konsiderueshme nga të gjitha drejtimet, nga rritja e eksporteve, nga rritja e ndjeshme investimeve të huaja, nga turizmi, ashtu si dhe nga remitancat.
SCAN
Sondazh

Çdo vit në Shqipëri, mesatarisht 3% më pak fëmijë - Në 5 vite 3658 më pak lindje. Cilat qytete regjistrojnë shifrat më të ulëta
Si një ndër shkaqet kryesore emigracionin, Shqipëria regjistron çdo vit 3% më pak fëmijë. Duke marrë në studim 5 vjeçarin e fundit, numri total i fëmijëve në......

Borxhet për faturat e OSHEE, nivele rekord - Detyrimet nuk i paguan as shteti, në total gati 80 miliard lekë të palikujduara
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje edhe gjatë vitit 2022, duke arritur shifra rekord, të......

Cilët janë 10 profesionet që ChatGPT ka më shumë gjasa të zëvendësojë?!
Që nga publikimi i tij në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT i OpenAI është përdorur për të shkruar letra motivuese, për të krijuar një libër për fëmijë dhe......

Pse Tesla do të ndërtojë një mega-fabrikë në Shangai?!
Kompania amerikane e automobilave, Tesla, ka njoftuar se po ndërton një Megafabrikë në Shangai, e cila do të prodhojë pajisje të reja për ruajtjen e energjisë......

525 procedime për mashtrime, të pandehur edhe 7 të huaj - Bie numri i rasteve të dërguara në gjykata nga Prokuroritë, ashtu si dhe të dënuarve
Prokuroritë në gjithë vendin kanë proceduar gjatë vitit të shkuar 525 raste mashtrimesh, por i ulët mbetet numri i rasteve të dërguar në gjykata, si edhe numri......

Pyjet e Europës po bëhen gjithnjë e më kafe gjatë verës - Ja përse!
Thatësirat dhe valët e të nxehtit po bëjnë që pyjet e Europës të marrin ngjyrë kafe në muajt e verës. Vitin e kaluar, 37 % e pyjeve të Mesdheut dhe Europës......

BE: Paga do të deklarohet në njoftimet për punë - Rregullorja e re kërkon publikimin e detajeve para intervistave
Sipas një rregulloreje të re që pritet të miratohet në Bashkimin Europian, paga do të duhet të bëhet publike që në njoftimet për punë. Punëdhënësi në këtë......

SHBA preferon të punësojë persona mbi 55 vjeç - Segmenti me rritje më të shpejtë të fuqisë punëtore amerikane
Bizneset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej kohësh tashmë preferojnë të punësojnë persona mbi 55 vjec. Kjo pasi ata janë më të papërtueshëm si dhe......