Europa Postuar më 10 Prill 2023, 10:46

BE: Paga do të deklarohet në njoftimet për punë - Rregullorja e re kërkon publikimin e detajeve para intervistave

Nga SCAN TV
BE: Paga do të deklarohet në njoftimet për punë -

Sipas një rregulloreje të re që pritet të miratohet në Bashkimin Europian, paga do të duhet të bëhet publike që në njoftimet për punë. Punëdhënësi në këtë mënyrë do të jetë i detyruqar të jetë i qartë para intervistës së punës dhe vendet anëtare kanë 3 vjet kohë për t’u përshtatur me këtë risi

Paga nuk do të jetë më një argument tabu në intervistat për punë dhe nuk do të jetë më kandidati ai që do të bëjë pyetje në lidhje me pagesën. Kjo e fundit duhet të jetë transparente që në momentin e parë, madje nëse do të jetë e mundur që në publikimin e njoftimit për vendin e punës. Këtë e vendos një rregullore e re europiane e propozuar nga komisioni në mars të vitit 2021 e që tashmë ka marrë miratimin e parlamentit europian.

Mes risive kryesore në këtë rregullore është artikulli 5 i cili parashikon detyrimin për sipërmarrjet që të tregojnë qartë nivelin e pagës fillestare që do të përfitojë kandidati për postin që do të mbulojë. Pra informacionet për poagën duhen dhënë që në njoftimin për punësimin, para intervistës dhe para se kandidati të pyesë për ‘të.

Tashmë është rradha e këshillit europian që të japë miratimin përfundimtar. Pas publikimit të rregullit në faqen zyrtare, vendet anëtare do të kenë tre vjet kohë për t’u përshtatur, duke vënë në fuqi rregullat e reja dhe miratuar të gjitha masat e domosdoshme.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht pozitiv teksa ka rikuperuar pikë në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 103.1 lekë dhe duke......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat