Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Investitorët, të fokusuar te efektet e vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin

Nafta po ndryshon minimalisht gjatë sesionit të parë të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të fokusuar te efektet që do të japë vendimi i OPEC+ për uljen e prodhimit, në një kohë që ekonomia globale po ngadalësohet, duke dëmtuar edhe kërkesën për naftë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat publikuan fitime për të tretën javë me radhë, gjatë javës së kaluar, si një reagim i investitorëve ndaj vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi në ditë. Pas këtij vendimi, Arabia Saudite, që është eksportuesja më e madhe e naftës në botë, rriti çmimin e naftës bruto për klientët e saj në Azi dhe në Shtetet e Bashkuara.
Kompania shtetërore Aramco njoftoi disa klientë aziatike se do të vijojnë të marrin porositë e plota, pavarësisht vendimit për uljen e prodhimit. Njëkohësisht, investitorët po ndjekin edhe bisedimet mes Irakut dhe Kurdistanit, për të rifilluar eksportet e naftës, që u ndërprenë javën e kaluar.
SCAN
Sondazh

Lëkundët ‘Dogecoin’ - Elon Musk nuk e përdor më si logo në Twitter!
Vendimi i Elon Musk për të mos përdorur më si logo të Twitter ‘Dogecoin’ ka shkaktuar lëkundjen e kriptomonedhës e cila shënoi një rënie prej 28% të vlerës së......

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Shumica e bursave europiane janë pushim me rastin e Pashkëve
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pasi shumica e bursave po qëndrojnë pushim me rastin e Pashkëve. Megjithatë, të dhënat mbi......

Automjetet elektrike në Europë - Hapen stacionet e para për zëvendësimin e baterive
Tashmë ata që drejtojnë automjete elektroke në Europë do të kenë një mundësi më shumë për të mos u bllokuar nga rënia e baterive. Në Europë janë hapur......

Protestat për rritje page në Europë - Kostoja e tyre më e lartë se ajo e inflacionit
Zemërimi i europianëve që po përkthehet në protesta për rritje pagash në vende të ndryshme anëtare, vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ajo e......

Protesta kundër industrisë bankare në Gjermani - Rriten ankesat për cilësinë e shërbimeve në katër vitet e fundit
Vonesat në procesin e mbylljes së llogarive, ndryshimet në termat dhe kushtet e shërbimeve, si dhe tkurrja e numrit të degëve në rrjetet bankare, janë disa nga......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht pozitiv teksa ka rikuperuar pikë në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 103.1 lekë dhe duke......

Si të përmirësoni kujtesën tuaj? - 5 hapa të thjeshtë!
Rezulton se nuk keni nevojë të mësoni përmendësh poezi të gjata për të trajnuar kujtesën tuaj pasi ka metoda të thjeshta dhe efektive që janë në dispozicion......

Elon Musk premton 1 milion dollarë për të gjetur përgjegjësit e 'botnets'! – Po çfarë janë ato?
Pasi Twitter zbuloi disa nga algoritmet e tij, Elon Musk ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që mund të përcaktonte origjinën e "botnets" që......