Europa Postuar më 10 Prill 2023, 10:44

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Shumica e bursave europiane janë pushim me rastin e Pashkëve

Nga SCAN TV
Tregu monetar, i qëndrueshëm - Shumica e bursave europiane janë

Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pasi shumica e bursave po qëndrojnë pushim me rastin e Pashkëve. Megjithatë, të dhënat mbi punësimin në SHBA për marsin sugjerojnë se Rezerva Federale mund të vijojë me rritjen e interesave.

Analistët mendojnë se dollari amerikan gjendet në një pozitë të favorshme, pavarësisht shenjave për ngadalësimin e ekonomisë më të madhe në botë dhe politikave monetare shtrënguese të Rezervës Federale. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Punës, ekonomia amerikane krijoi edhe 236 mijë vende të reja pune gjatë marsit, kundrejt parashikimeve për 238 mijë vende të reja pune. Në anën tjetër, norma totale e papunësisë ra në 3.5%, nga 3.6% që ishte në shkurt.

Volumi i shkëmbimeve tregtare gjatë ditës së sotme është i ulët, për shkak se shumica e bursave europiane po qëndrojnë pushim, me rastin e Pashkëve. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 28,300 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1860 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht pozitiv teksa ka rikuperuar pikë në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 103.1 lekë dhe duke......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat