Automjetet elektrike në Europë - Hapen stacionet e para për zëvendësimin e baterive

Tashmë ata që drejtojnë automjete elektroke në Europë do të kenë një mundësi më shumë për të mos u bllokuar nga rënia e baterive. Në Europë janë hapur stacionet e para për ndërrimin e baterive, pra duke lejuar shmangien e kohës së gjatë të pritjes deri në karikimin e plotë të tyre
Bashkimi Europian shpreson të ketë 30 milionë automjete elektrike me emetim zero – EV - në rrugët e tij deri në vitin 2030 dhe planifikon të ndalojë shitjet e automjeteve të reja me benzinë dhe naftë nga viti 2035.
Por tani për tani, kohët e gjata të karikimit janë shpesh një pengesë për shoferët që mendojnë të kalojnë në një automjet elektrik. Kjo pritje për karikimin e baterive së shpejti mund të bëhet një gjë e së kaluarës.
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike NIO ka hapur "Power Swap Station" të tij të parë evropian në Danimarkë, ku shoferët mund të ndalojnë për të zëvendësuar baterinë e tyre të përdorur me një bateri plotësisht të karikuar.
Pasi automjeti hyn në stacion, i gjithë procesi është autonom: stacioni merr nën kontroll automjetin, zhvidhos dhe heq mekanikisht baterinë e ‘varfëruar’ dhe e zëvendëson atë me një të karikuar, duke shtuar deri në 500 km lëvizje. I gjithë procesi zgjat rreth pesë minuta.
Ndërkohë stacioni ngarkon ngadalë bateritë që ka në magazinë. NIO thotë se kur bateritë karikohen ngadalë, ato gjithashtu degradohen më ngadalë dhe zgjasin më gjatë.
Aktualisht ka mbi 1.100 stacione të shkëmbimit të baterive tashmë në funksionim në mbarë botën, kryesisht në Kinë, sipas NIO. Kompania planifikon të hapë mbi 100 stacione në të gjithë Europën këtë vit.
Sipas saj, 80 % e shoferëve danezë të automjeteve elektrike i karikojnë automjetet e tyre në rrugë. NIO beson se stacioni i tyre i shkëmbimit të baterive do t'u lejojë atyre që nuk kanë një rrugë ose një karikues AC në shtëpi të kenë një bateri funksionale sa herë që u nevojitet. Ekspertët thonë se duhet të ketë një standard të përbashkët që stacionet e shkëmbimit të energjisë si këto të funksionojnë me efikasitet.
Dhjetë vjet më vonë, NIO beson se do të jetë më me fat duke pasur parasysh objektivat e BE-së për emetimet zero, dhe se përdorimi i gjerë dhe kërkesa në rritje për makinat elektrike mund ta bëjnë konceptin shumë popullor tek drejtuesit e automjeteve. Marka synon të ketë më shumë se 2.300 stacione të shkëmbimit të energjisë në mbarë botën deri në fund të këtij viti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Protestat për rritje page në Europë - Kostoja e tyre më e lartë se ajo e inflacionit
Zemërimi i europianëve që po përkthehet në protesta për rritje pagash në vende të ndryshme anëtare, vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ajo e......

Protesta kundër industrisë bankare në Gjermani - Rriten ankesat për cilësinë e shërbimeve në katër vitet e fundit
Vonesat në procesin e mbylljes së llogarive, ndryshimet në termat dhe kushtet e shërbimeve, si dhe tkurrja e numrit të degëve në rrjetet bankare, janë disa nga......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht pozitiv teksa ka rikuperuar pikë në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 103.1 lekë dhe duke......

Si të përmirësoni kujtesën tuaj? - 5 hapa të thjeshtë!
Rezulton se nuk keni nevojë të mësoni përmendësh poezi të gjata për të trajnuar kujtesën tuaj pasi ka metoda të thjeshta dhe efektive që janë në dispozicion......

Elon Musk premton 1 milion dollarë për të gjetur përgjegjësit e 'botnets'! – Po çfarë janë ato?
Pasi Twitter zbuloi disa nga algoritmet e tij, Elon Musk ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që mund të përcaktonte origjinën e "botnets" që......

Shkencëtarët kanë zbuluar se sa hapa duhet të realizojë një person në ditë!
Ecja është një aktivitet fizik i përballueshëm. Është e nevojshme që një person të ruajë shëndetin e mirë. Vitet e fundit, ka qenë një supozim shumë popullor......

Studimi/ A është alkooli i rrezikshëm në doza të vogla?!
Mosmarrëveshjet për dëmet dhe përfitimet e pijeve alkoolike kanë vazhduar për një kohë shumë të gjatë. Në kërkim të së vërtetës, një grup ndërkombëtar......

Si ndryshimet klimatike kanë lejuar pemët të rriten më gjatë dhe të thithin më shumë CO2?!
Ardhja e hershme e pranverës dhe temperaturat e larta kanë zgjatur sezonin e rritjes së pemëve me rreth një muaj, gjatë të cilit ato rriten dhe......