Protesta kundër industrisë bankare në Gjermani - Rriten ankesat për cilësinë e shërbimeve në katër vitet e fundit

Vonesat në procesin e mbylljes së llogarive, ndryshimet në termat dhe kushtet e shërbimeve, si dhe tkurrja e numrit të degëve në rrjetet bankare, janë disa nga ankesat kryesore të konsumatorëve në Gjermani. Sipas sondazheve të fundit, ankesat e qytetarëve për cilësinë e shërbimeve nga institucionet bankare janë rritur katër vitet e fundit
Ankesat e konsumatorëve kundër bankave dhe kompanive të tjera të sektorit financiar në Gjermani u rritën me një të pestën vitin e kaluar, sipas shifrave zyrytare. Për këtë arsye autoritetet rregullatore kompetente po bëjnë gjithçka që është e mundur për të forcuar besimin në këtë sektor. BaFin, mbikëqyrësi financiar i vendit, ka treguar vëmendje edhe më të madhe për mbrojtjen e konsumatorit
Në vitin 2022, autoriteti mbikëqyrës mori 15 mijë ankesa për bankat dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare, nga 12.500 në vitin 2021 – megjithatë, protestat dhe ankesat në Gjermani për cilësinë e shërbimeve bankare janë rritur ndjeshëm në katër vitet e fundit.
Ndër problemet e raportuara nga publiku konsumator janë vonesat në procesin e mbylljes së llogarive, ndryshimet në termat dhe kushtet e shërbimeve, si dhe tkurrja e numrit të degëve në rrjetet bankare, sipas zyrtarëve, drejtuesve të institucioneve të kreditit, por dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Shifrat, të raportuara nga agjencia e lajmeve Reuters për herë të parë, do të bëhen publike në një raport vjetor në maj.
Deutsche Kreditwirtschaft, një organ ombrellë, roli i të cilit është të ushtrojë presion institucional mbi grupet financiare gjermane, tha se bankat janë "shumë të qëndrueshme dhe të fuqishme" dhe besimi mbetet "i lartë" dhe "i paprekur" nga trazirat e fundit në SHBA dhe Zvicër.
Por pavarësisht deklaratave, një studim i vitit 2022 nga YouGov tregoi se shkalla e besimit në sektorin financiar të Gjermanisë, e nevojshme për të promovuar një stabilitet më të gjerë financiar dhe për të tërhequr kapital për të mbështetur rritjen ekonomike, ishte nën mesataren globale, duke mbetur prapa Kanadasë, Australisë dhe Azisë kryesore Juglindore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht pozitiv teksa ka rikuperuar pikë në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 103.1 lekë dhe duke......

Si të përmirësoni kujtesën tuaj? - 5 hapa të thjeshtë!
Rezulton se nuk keni nevojë të mësoni përmendësh poezi të gjata për të trajnuar kujtesën tuaj pasi ka metoda të thjeshta dhe efektive që janë në dispozicion......

Elon Musk premton 1 milion dollarë për të gjetur përgjegjësit e 'botnets'! – Po çfarë janë ato?
Pasi Twitter zbuloi disa nga algoritmet e tij, Elon Musk ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që mund të përcaktonte origjinën e "botnets" që......

Shkencëtarët kanë zbuluar se sa hapa duhet të realizojë një person në ditë!
Ecja është një aktivitet fizik i përballueshëm. Është e nevojshme që një person të ruajë shëndetin e mirë. Vitet e fundit, ka qenë një supozim shumë popullor......

Studimi/ A është alkooli i rrezikshëm në doza të vogla?!
Mosmarrëveshjet për dëmet dhe përfitimet e pijeve alkoolike kanë vazhduar për një kohë shumë të gjatë. Në kërkim të së vërtetës, një grup ndërkombëtar......

Si ndryshimet klimatike kanë lejuar pemët të rriten më gjatë dhe të thithin më shumë CO2?!
Ardhja e hershme e pranverës dhe temperaturat e larta kanë zgjatur sezonin e rritjes së pemëve me rreth një muaj, gjatë të cilit ato rriten dhe......

Harvard, i vetmi Universitet 'Ivy League' që ofron kurse të gjuhës shqipe!
Universiteti i Harvardit në Kembrixh, Masaçusets, ka futur shqipen si lëndë në kurrikulën e tij, duke u bërë e vetmja shkollë e 'Ivy League'(kolegjeve elitare)......

Kufizohen afatet për centralet e energjisë - Vendimi: Brenda 6 muajsh nga miratimi paraprak, të dorëzohen të gjithë studimet e dokumentet
Nje vendim i fundit i qeverisë ka kufizuar afatet për plotëismin e dokumentacionit nga kompanitë që investojnë në centrale të prodhimit të energjisë. Sipas......