Shqipëria Postuar më 9 Prill 2023, 12:40

Harvard, i vetmi Universitet 'Ivy League' që ofron kurse të gjuhës shqipe!

Nga SCAN TV
Harvard, i vetmi Universitet 'Ivy League' që ofron kurse të

Universiteti i Harvardit në Kembrixh, Masaçusets, ka futur shqipen si lëndë në kurrikulën e tij, duke u bërë e vetmja shkollë e 'Ivy League'(kolegjeve elitare) që ofron mësime në këtë gjuhë.

Në departamentin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së Afërt (NELC) kanë filluar këtë semestër orët e bazave tw gjuhws shqipe, raporton Erudera.com.

Merita për futjen e gjuhës shqipe në Harvard i takon Edona Cosovic, vajzës së emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi lindor, raporton Revista Harvard, një organizatë jofitimprurëse e integruar veçmas e Universitetit të Harvardit që mbulon universitetin.

Cosovic u interesua  për mundësinë e futjes së gjuhës në Harvard në mars 2022. Ajo tha se pavarësisht se ishte rritur në Shtetet e Bashkuara, nw shtwpinw e saj flitej gjuha shqipe.

Ajo shprehu një dëshirë të madhe për të mos harruar gjuhën shqipe, por vuri në dukje se ishte e vështirë të mbahej, sepse gjatë fëmijërisë së saj, prindërit e saj nuk kishin mundwsi financiare tw blinin njw platform televizive qw pwrfshinte kanalet shqiptare.

“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, dëgjojmë TV amerikan, gjithçka është në anglisht, dhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë anglisht sepse po punojnë këtu dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë, shumë shpejt, brenda një gjenerate,” tha Cosovic për gazetën.

Në mars të vitit të kaluar, ajo u takua me Eva Stathi Misho, një koordinatore studentore e NELC, e cila shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në një kurs shqip në Harvard. Kjo e fundit kishte studiuar gjuhën shqipe në Tiranë, përpara se të ndiqte studimet në SHBA.

Krahas shqipes, në departamentin NELC ofrohen edhe mësime në gjuhë të tjera, si në aramaisht, persisht, turqisht dhe jidish.

Në fillim të vitit të kaluar u njoftua se Harvardi do të ofronte një kurs shqip për herë të parë në historinë e shkollës. Zyrtarët e universitetit thanë se studentët që dëshirojnë të mësojnë gjuhën do të mund ta frekuentojnë atë si lëndë me zgjedhje.

Asokohe Faton Limani, administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në Harvard, tha se mësimi i kësaj gjuhe do të ofrohet në tre nivele: njohuri elementare, njohuri mesatare dhe nivel të avancuar.

Massachusetts ka komunitetin shqiptar më të arsimuar

Sipas të dhënave të Universitetit të Harvardit, gati 60 për qind e shqiptarëve të Amerikës jetojnë në Nju Jork, Miçigan dhe Massachusetts.

Nga këto tre qytete, komuniteti në Masaçusets konsiderohet më i arsimuari, më i punësuari dhe fiton të ardhurat më të larta vjetore, por është edhe më i vjetri për sa i përket demografisë.

Nga ana tjetër, Nju Jorku, ku ka më shumë se 60 mijë shqiptaro-amerikanë, ka më shumë shqiptarë me diplomë bachelor.

“Nju Jorku pret gjithashtu numrin më të madh të shqiptarëve me të ardhura të larta (rreth 1,800 fitojnë të paktën 100,000 dollarë në vit),” vëren një raport nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard.

Artikulli origjinal: https://erudera.com/news/harvard-the-only-ivy-league-university-to-offer-albanian-language-classes/

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat