Dëmet në sigurime, në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro - Rekord historik numri i kontratave, asnjë rast fond kompensimi nuk ka shkuar në gjykatë

Dëmet e paguara në numër në vitin 2022 ishin në nivelin më të lartë historik. Numri i kërkesave për dëmshpërblim të paguara nga shoqëritë e sigurimit gjatë vitit të kaluar arriti në 55,705, për një vlerë totale prej 6.25 miliardë lekë, ose rreth 55 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare të këtij sektori Ndërsa në vitin 2021, shoqëritë e sigurimit trajtuan dhe paguan në total 50,541 praktika dëmesh për një vlerë të përgjithshme prej rreth 6 miliardë lekë. Viti i kaluar shënoi gjithashtu rritje të numrit të dëmeve të paguara për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL, të cilat arritën vlerën e 3.27 miliardë lekë, më shumë se gjysma e totalit të gjithë dëmeve të paguara në tregun e sigurimeve.
Pagesat e larta të dëmeve gjatë vitit 2022, sollën edhe ulje të stokut të dëmeve në status pezull (ende të papaguara). Në fund të vitit të kaluar, numri i dëmeve pezull të shoqërive të sigurimit ishte vetëm 13.4% e gjithë dëmeve të trajtuara nga ana e tyre, niveli më i ulët historik. Kjo është reflektuar edhe në uljen me rreth 20% të numrit të praktikave të dëme pezull, krahasuar me vitin e mëparshëm. Kështu, në fund të vitit 2022, shoqëritë e sigurimit kishin rreth 8607 praktika dëmesh pezull, nga 10745 në fund të vitit 2021.
Gjithashtu, në vitin 2022 ka patur përmirësim të situatës sa i përket Fondit të Kompensimit. Nëse më përpara, rastet e Fondit të Kompensimit sillni sorrollatje e vonesa, madje edhe dërgimin e çështjeve në gjyq, konstatohet se pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për sigurimet, në korrik 2021, deri në fund të vitit 2022, asnjë rast fond kompensimi nuk ka shkuar në gjykatë. Në përmirësimin e situatës ka ndikuar edhe aplikimi i pagesave përmes siguruesit të drejtpërdrejtë, ku 87% e rasteve fond kompensimi janë zgjidhur në këtë mënyrë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me universitetin prestigjioz në Mynih!
Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se tashmë ka një marrëveshje të re me Universitetin “Ludwig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe......

Konsumatorët zgjedhin produktet e përdorura - Industria e këtyre mallrave dyfishohet në 351 miliardë dollarë
Me inflacionin në rritje, gjithnjë e më shumë konsumatorë po zgjedhin të blejnë veshje, këpucë dhe aksesorë të përdorur, duke e shtyrë industrinë ‘e kursimeve’......

Nevoja për rregulla fiskale realiste në Eurozonë - Si do të duket regjimi i ri dhe kush do e zbatojë
Rregullat e reja fiskale të BE-së duhet t'u përgjigjen dy pyetjeve të thjeshta: a do ta ndihmojnë ato të rritet ekonomia e saj? A do t'i ndjekin vendet këto......

Bizneset italiane më optimiste për 2023 - Banka e Italisë: Shqetësimi nga inflacioni po zbehet
Opinioni i bizneseve italiane për perspektivat e ekonomisë u përmirësua në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas Bankës së......

Tesla planifikon makina elektrike më të lira - Vendoset përdorimi i baterive me bazë hekuri
Prodhuesi i automjeteve Tesla planifikon të zgjerojë përdorimin e baterive më të lira me bazë hekuri duke i instaluar ato në kamionë elektrikë dhe një version......

Si mund të ‘lundrojë’ Berkshire Hathaway i Warren Buffett në ujërat e trazuara ekonomike?!
Ashtu si shumë kompani amerikane, Berkshire Hathaway e Warren Buffett përballet me një përzierje të dhimbshme të inflacionit kokëfortë, rritjes së normave të......

A po rrezikojnë PPP ekonominë e vendit? - Preçi: Mbetet një fenomen shqetësues, meriton vëmendje!
Në projeksionin e Bankës Botërore, kontratat koncensionare me Partneritet Publik Privat po ndikojnë negativisht duke rrezikuar ekonominë Shqiptare. Sipas......

Paketa e mbrojtjes sociale, sa 1.9% e PBB-së - BB: Shqipëria, e dyta në rajon me vlerën më ulët, Kosova shpenzoi sa 4.3% e PBB-së
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin mbi projeksionet e pranverës, i cili analizon rritjen ekonomike, inflacionin, tregtinë, borxhin e jashtëm dhe......