Bizneset italiane më optimiste për 2023 - Banka e Italisë: Shqetësimi nga inflacioni po zbehet

Opinioni i bizneseve italiane për perspektivat e ekonomisë u përmirësua në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas Bankës së Italisë, pasi pritshmëritë për inflacionin ranë.
Në tre muajt e parë të vitit, përqindja e bizneseve italiane që prisnin kushte më të mira ekonomike u rrit në 14.9% nga 6.3% në tre muajt e mëparshëm, tha Banka e Italisë në vrojtimin e saj tremujor. Përqindja e atyre që presin përkeqësim të kushteve ekonomike pothuajse u përgjysmua në 23.7% nga 47%.
Ministri italian i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti tha në mars se perspektiva ishte përmirësuar që nga një rënie tremujore prej 0.1% e produktit të brendshëm bruto në fund të vitit 2022 dhe vendi kishte të ngjarë të shmangte një tremujor të dytë të tkurrjes në fillim të këtij viti. Pritshmëritë janë më pak të zymta falë kërkesës më të fortë dhe rënies së çmimeve të energjisë, sipas anketimit.
Në ndryshim nga tremujori i katërt i 2022, parashikimet e inflacionit u ulën "ndoshta falë rënies së fortë të Indeksit të Çmimeve të Konsumit të parë në fillim të vitit", shtoi banka qendrore.
Në shkurt inflacioni italian u rishikua lehtësisht poshtë për shkak të rënies së çmimeve të energjisë, por komponentët bazë u përshpejtuan. Pritshmëritë e kompanive për inflacionin e çmimeve të konsumit në 12 muaj ranë në 6.4%, krahasuar me 8.1% në vrojtimin e mëparshëm. Në një horizont dyvjeçar pritet një normë inflacioni prej 5.3%, nga 6.7%.
Problemet për shkak të inflacionit në rritje janë pakësuar dhe pritshmëritë për punësimin në tremujorin e dytë janë pozitive për të gjithë sektorët. Sondazhi u krye midis 24 shkurtit dhe 17 marsit midis bizneseve italiane të industrisë dhe shërbimeve me të paktën 50 punonjës.
Dorina Kurtaj / SCAN

Tesla planifikon makina elektrike më të lira - Vendoset përdorimi i baterive me bazë hekuri
Prodhuesi i automjeteve Tesla planifikon të zgjerojë përdorimin e baterive më të lira me bazë hekuri duke i instaluar ato në kamionë elektrikë dhe një version......

Si mund të ‘lundrojë’ Berkshire Hathaway i Warren Buffett në ujërat e trazuara ekonomike?!
Ashtu si shumë kompani amerikane, Berkshire Hathaway e Warren Buffett përballet me një përzierje të dhimbshme të inflacionit kokëfortë, rritjes së normave të......

A po rrezikojnë PPP ekonominë e vendit? - Preçi: Mbetet një fenomen shqetësues, meriton vëmendje!
Në projeksionin e Bankës Botërore, kontratat koncensionare me Partneritet Publik Privat po ndikojnë negativisht duke rrezikuar ekonominë Shqiptare. Sipas......

Paketa e mbrojtjes sociale, sa 1.9% e PBB-së - BB: Shqipëria, e dyta në rajon me vlerën më ulët, Kosova shpenzoi sa 4.3% e PBB-së
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin mbi projeksionet e pranverës, i cili analizon rritjen ekonomike, inflacionin, tregtinë, borxhin e jashtëm dhe......

Brenda vitit paga mesatare 900 euro - Cilat janë kategoritë që do përfitojnë këtë muaj?
Projektligji për rritjen e pagave u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe pritet që të kalojë në Kuvend. Sipas kreut të qeverisë, paga mesatare brenda një viti......

Shoqëritë rajonale të ujësjellësve - ERRU licencon 12 nga 15 kompanitë e krijuara, i hapet rruga rishikimit të çmimeve
12 shoqëri rajonale të ujësjellës – kanalizimeve janë licencuar nga Enti Rregullator i Ujit në veprimatrinë e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të......

Inflacioni zbret 5.3% në mars - Instat thotë se është ngadalësuar shtrenjtimi i çmimeve edhe për ushqimet
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave mbi inflacionin tregojnë se, gjatë mujait të tretë të vitit, inflacioni ka vijuar me një rënie të mëtejshme.......

Rritja e çmimit i energjisë për prodhuesit - ERE pezullon vendimin pas kërkesës së shoqatës: Të shprehet Ministria e Energjisë
Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme ka kërkuar që rritja e çmimit me të cilin qeveria blen energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë......