Shqipëria Postuar më 8 Prill 2023, 10:15

MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me universitetin prestigjioz në Mynih!

Nga SCAN TV
MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se tashmë ka një marrëveshje të re me Universitetin “Ludwig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në degën e studimeve të Albanologjisë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Jam entuziaste për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Universitetin e Mynihut ‘Ludwig-Maximilians’ Gjermani, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në Albanologji, me qëllim ruajtjen dhe vijimësinë e programit të studimit ‘Master në Albanologji’ në këtë universitet”, shkruan Ministrja Kushi.

Sipas njoftimit kjo marrëveshje lidhet për një afat të pakufizuar dhe nënshkrimi i saj përkon me fillimin e studimeve për ciklin Master për sezonin pranveror. Drejtuesi i Katedrës së Albanologjisë në këtë universitet në Mynih, njëherësh lektor i gjuhës shqipe është Prof. Dr. Bardhyl Demiraj bëri me dije ministrja Kushi.

Bazuar në informacionin e publikuar aktualisht, në degën e Albanologjisë janë të regjistruar 11 studentë, ndërkohë që gjuhën shqipe e studiojnë aktualisht edhe 30 studentë të degëve të tjera.

Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat