Shërbimet “delivery”, industria më e rrezikshme në Shqipëri - Cilët sektorë kanë numrin më të lartë të aksidenteve?

184 punonjës janë aksidentuar në vendin e punës gjatë vitit që lamë pas, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Sipas të dhënave zyrtare nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, nga monitorimi i procesit të inspektimit në vitin 2022, rezultojnë se sektorët që zënë një përqindje më të lartë të ndodhjes së aksidenteve në punë pa pasojë vdekje janë ndërmarrjet prodhuese me 27 %, por duhet theksuar se në këto subjekte kanë ndodhur aksidente të lehta ose incidente dhe aksidente rrugore, gjë që tregon për një rritje të ndërgjegjësimit të punëdhënësve për të deklaruar çdo aksident apo incident pranë Inspektoratit të Punës.
Në vendin e dytë renditen aktivitete të tjera, ku këtu një përqindje të lartë prej 14,1% të totalit të aksidenteve zënë aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur kryesisht në shërbimet delivery dhe gjatë rrugës nga shtëpia për në punë dhe anasjelltas.
Ndërkaq, ndërtimi renditet në vendin e tretë, por krahasuar me vitet paraardhëse ka një ulje të numrit të aksidenteve në punë në këtë sektor, pavarësisht se sektori ka patur zhvillim të lartë gjatë këtij viti. Dhe miniera-karriera, aksidente të cilat kanë ndodhur në galeri. Përqindjen më të lartë të aksidenteve me pasojë vdekje e zënë aksidentet rrugore të cilat zënë 32% të aksidenteve me pasojë vdekje në total.
Bazuar në këtë analizë të aksidenteve me vdekje, Inspektorati i Punës thekson se do ti kushtohet vëmendje e shtuar sektorit të shërbimeve delivery në raport me kryerjen dhe kontrollin e dokumentit të vlerësimit të riskut për profesionin “motorrist”, pasi vendi i tij i punës është lëvizja në rrugë.
Ndërsa përqindjen më të madhe të aksidenteve në punë e zë Drejtoria Rajonale Tiranë, 48,7% të totalit, pasi ka hapësirën gjeografike dhe përqendrimin më të madh të subjekteve në të gjithë Shqipërinë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Dëmet në sigurime, në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro - Rekord historik numri i kontratave, asnjë rast fond kompensimi nuk ka shkuar në gjykatë
Dëmet e paguara në numër në vitin 2022 ishin në nivelin më të lartë historik. Numri i kërkesave për dëmshpërblim të paguara nga shoqëritë e sigurimit gjatë......

MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me universitetin prestigjioz në Mynih!
Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se tashmë ka një marrëveshje të re me Universitetin “Ludwig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe......

Konsumatorët zgjedhin produktet e përdorura - Industria e këtyre mallrave dyfishohet në 351 miliardë dollarë
Me inflacionin në rritje, gjithnjë e më shumë konsumatorë po zgjedhin të blejnë veshje, këpucë dhe aksesorë të përdorur, duke e shtyrë industrinë ‘e kursimeve’......

Nevoja për rregulla fiskale realiste në Eurozonë - Si do të duket regjimi i ri dhe kush do e zbatojë
Rregullat e reja fiskale të BE-së duhet t'u përgjigjen dy pyetjeve të thjeshta: a do ta ndihmojnë ato të rritet ekonomia e saj? A do t'i ndjekin vendet këto......

Bizneset italiane më optimiste për 2023 - Banka e Italisë: Shqetësimi nga inflacioni po zbehet
Opinioni i bizneseve italiane për perspektivat e ekonomisë u përmirësua në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas Bankës së......

Tesla planifikon makina elektrike më të lira - Vendoset përdorimi i baterive me bazë hekuri
Prodhuesi i automjeteve Tesla planifikon të zgjerojë përdorimin e baterive më të lira me bazë hekuri duke i instaluar ato në kamionë elektrikë dhe një version......

Si mund të ‘lundrojë’ Berkshire Hathaway i Warren Buffett në ujërat e trazuara ekonomike?!
Ashtu si shumë kompani amerikane, Berkshire Hathaway e Warren Buffett përballet me një përzierje të dhimbshme të inflacionit kokëfortë, rritjes së normave të......

A po rrezikojnë PPP ekonominë e vendit? - Preçi: Mbetet një fenomen shqetësues, meriton vëmendje!
Në projeksionin e Bankës Botërore, kontratat koncensionare me Partneritet Publik Privat po ndikojnë negativisht duke rrezikuar ekonominë Shqiptare. Sipas......