Kufizohen afatet për centralet e energjisë - Vendimi: Brenda 6 muajsh nga miratimi paraprak, të dorëzohen të gjithë studimet e dokumentet

Nje vendim i fundit i qeverisë ka kufizuar afatet për plotëismin e dokumentacionit nga kompanitë që investojnë në centrale të prodhimit të energjisë. Sipas rregullave të reja, studimet dhe dokumentete duhet të dorëzohen brenda 6-muajsh nga miratimi paraprak.
Të gjithë investitorët që do pajisen me miratimin paraprak për ndërtimin e burimeve të reja të prodhimit të energjisë, që nuk janë objekt koncesioni, do të duhet që të përfundojnë matjet ose studimet e lidhura me investimin brenda një periudhe 6-mujore.
Gjithçka përcaktohet në ndryshimet ligjore, të bëra nga qeveria pak ditë më parë, duke ndryshuar praktikën aktuale që nuk vendoste limite kohore në këtë drejtim. Po ashtu, brenda 6 muajsh kompanitë do të duhet të depozitojnë edhe të gjithë dokumentet shtesë të kërkuara, sikurse është studimi i plotë të fisibilitetit teknik, ekonomik, financiar, mjedisor e social, bazuar në të dhëna dhe matje reale, të kryera në zonat e zbatimit të projektit.
Në dokumente përfshihet edhe plani i biznesit të projektit; grafikun e zbatimit të projektit; miratimin e OST-së ose OSSH-së për pikën e lidhjes me rrjetin e transmetimit ose të shpërndarjes, lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, etj. Paralelisht, vendimi i ri i qeverisë përcakton se “opinioni paraprak i OST-së ose OSSH-së në fazë e studimit të parafizibilitetit shërben vetëm për të përcaktuar mundësinë e lidhjes në rrjet.
Ky opinion nuk angazhon OST-në ose OSSH-në për rezervimin e kapaciteteve të rrjetit, deri në pajisjen e subjekteve me miratim paraprak nga ministri sipas këtij vendimi. Një tjetër risi, që lidhet me ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë lidhet edhe me dorëzimin e dokumentacionit ligjor, që provon marrëdhënien afatgjatë mbi pasurinë që do të përdoret për ndërtimin e burimit gjenerues.
Sipas vendimit, kërkesa refuzohet në rastet kur pasuria ku propozohet ndërtimi ka kufizime shfrytëzimi, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe zonave të mbrojtura.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bizneset “zvarriten” në dyert e gjykatave - Jaka: Për sipërmarrjet ka mungesë të përgjegjësisë ligjore
Proceset gjyqësore penalizojnë mbarëvajtjen e bizneseve. Sipas kreut të dhomës së tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka për sipërmarrjet ka një mungesë të......

Sa përqind e të rinjve shqiptar janë të varfër? - Vajzat më të prekura se djemtë. Niveli mesatarisht i njëjtë në rajon
27.2% e të rinjve në Shqipëri riskojnë për të qenë të varfër. Sipas Institutit të Statistikave vajzat janë më të predispozuara për tu prekur nga ky fenomen......

Shërbimet “delivery”, industria më e rrezikshme në Shqipëri - Cilët sektorë kanë numrin më të lartë të aksidenteve?
184 punonjës janë aksidentuar në vendin e punës gjatë vitit që lamë pas, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Sipas të dhënave zyrtare......

Dëmet në sigurime, në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro - Rekord historik numri i kontratave, asnjë rast fond kompensimi nuk ka shkuar në gjykatë
Dëmet e paguara në numër në vitin 2022 ishin në nivelin më të lartë historik. Numri i kërkesave për dëmshpërblim të paguara nga shoqëritë e sigurimit gjatë......

MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me universitetin prestigjioz në Mynih!
Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se tashmë ka një marrëveshje të re me Universitetin “Ludwig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe......

Konsumatorët zgjedhin produktet e përdorura - Industria e këtyre mallrave dyfishohet në 351 miliardë dollarë
Me inflacionin në rritje, gjithnjë e më shumë konsumatorë po zgjedhin të blejnë veshje, këpucë dhe aksesorë të përdorur, duke e shtyrë industrinë ‘e kursimeve’......

Nevoja për rregulla fiskale realiste në Eurozonë - Si do të duket regjimi i ri dhe kush do e zbatojë
Rregullat e reja fiskale të BE-së duhet t'u përgjigjen dy pyetjeve të thjeshta: a do ta ndihmojnë ato të rritet ekonomia e saj? A do t'i ndjekin vendet këto......

Bizneset italiane më optimiste për 2023 - Banka e Italisë: Shqetësimi nga inflacioni po zbehet
Opinioni i bizneseve italiane për perspektivat e ekonomisë u përmirësua në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas Bankës së......