Protestat për rritje page në Europë - Kostoja e tyre më e lartë se ajo e inflacionit

Zemërimi i europianëve që po përkthehet në protesta për rritje pagash në vende të ndryshme anëtare, vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ajo e inflacionit me të cilin po përballen prej kohësh qytetarët. Tensioni midis rritjes së fitimeve të korporatave, kostove më të larta të jetesës dhe kërkesave politike për të mbajtur pagat nën kontroll, po rrit rrezikun e intensifikimit të pakënaqësisë populiste në të gjithë Europën
Sipas analistëve, thashethemet se rritja e pagave paralajmëron humbjen në betejën e bankave qendrore kundër inflacionit janë shumë të ekzagjeruara. Zyrtarët qeveritarë dhe drejtuesit e biznesit që kërkojnë kufizimin e pagave e kanë humbur betejën e tyre tashme.
Zemërimi social që nxit greva të përhapura në të gjithë Europën mund të ketë pasoja shumë më të mëdha ekonomike dhe politike sesa një rritje e përkohshme e inflacionit. Zyrtarët që mbështesin rritjen e vogël të pagave pranojnë se, pas llogaritjes së inflacionit, punëtorët kanë pësuar një ulje të pagave reale në vitin 2022 që do të vazhdojë edhe këtë vit. Por ata këmbëngulin se rënia e çmimeve të konsumit ia vlen një sakrificë e vogël.
Goditja mund të jetë e durueshme në vendet ku rritja e çmimeve të konsumit ka qenë relativisht e frenuar. Pagat e negociuara në sektorin publik dhe privat u rritën me 5% vitin e kaluar në Francë, pak më poshtë normës vjetore të inflacionit prej 5.9%. Goditja ndaj pagave ishte më e madhja, mesatarisht, në Eurozonë, ku pagat e negociuara u rritën me 4.5% në vitin 2022, sipas Bankës Qendrore Europiane, ndërsa çmimet e konsumit u rritën me 9.2%. Inflacioni në Gjermani qëndroi në 8.7% dhe IG Metall, sindikata kryesore e vendit, arriti të sigurojë një rritje pagash prej 6.5% vitin e kaluar – por ajo ishte në fuqi për më shumë se 18 muaj, duke kufizuar rritjen në 4.5%.
Analistët këmbëngulin se idesë se pagat duhet të kufizohen për të ulur inflacionin i mungon sinqeriteti. Së pari, pagat nuk kontribuan shumë në rritjen e çmimeve të konsumit, e cila përkundrazi u nxit nga kostot më të larta të energjisë dhe "inflacioni i pangopur" i fitimeve në rritje të korporatave.
Së dyti, viti i kaluar ishte viti i tretë radhazi i stagnimit të pagave reale në pjesën më të madhe të botës së industrializuar. Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, pagat mesatare reale ranë me 2.1% midis 2019 dhe 2021 në Itali, 0.5% në Gjermani dhe 0.2% në Francë. Ato u rritën me 2.3% në Mbretërinë e Bashkuar gjatë së njëjtës periudhë, por do të tkurren me 1.8% në 2022 dhe do të bien me 2.2% të mëtejshme këtë vit, sipas Zyrës Britanike për Buxhetet Përgjegjëse. Këtë vit, BQE sheh rritje të pagave nominale me 5.2% në Eurozonë, në përputhje me parashikimin për inflacionin në 5.3%.
Nëse bankierët qendrorë këmbëngulin në politikën e tyre, kërkesa e brendshme do të bjerë për shkak të rënies së të ardhurave të disponueshme të familjeve në një vit kur tkurrja e tregtisë globale nuk do të kontribuojë shumë në rritjen ekonomike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Protesta kundër industrisë bankare në Gjermani - Rriten ankesat për cilësinë e shërbimeve në katër vitet e fundit
Vonesat në procesin e mbylljes së llogarive, ndryshimet në termat dhe kushtet e shërbimeve, si dhe tkurrja e numrit të degëve në rrjetet bankare, janë disa nga......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht pozitiv teksa ka rikuperuar pikë në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 103.1 lekë dhe duke......

Si të përmirësoni kujtesën tuaj? - 5 hapa të thjeshtë!
Rezulton se nuk keni nevojë të mësoni përmendësh poezi të gjata për të trajnuar kujtesën tuaj pasi ka metoda të thjeshta dhe efektive që janë në dispozicion......

Elon Musk premton 1 milion dollarë për të gjetur përgjegjësit e 'botnets'! – Po çfarë janë ato?
Pasi Twitter zbuloi disa nga algoritmet e tij, Elon Musk ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që mund të përcaktonte origjinën e "botnets" që......

Shkencëtarët kanë zbuluar se sa hapa duhet të realizojë një person në ditë!
Ecja është një aktivitet fizik i përballueshëm. Është e nevojshme që një person të ruajë shëndetin e mirë. Vitet e fundit, ka qenë një supozim shumë popullor......

Studimi/ A është alkooli i rrezikshëm në doza të vogla?!
Mosmarrëveshjet për dëmet dhe përfitimet e pijeve alkoolike kanë vazhduar për një kohë shumë të gjatë. Në kërkim të së vërtetës, një grup ndërkombëtar......

Si ndryshimet klimatike kanë lejuar pemët të rriten më gjatë dhe të thithin më shumë CO2?!
Ardhja e hershme e pranverës dhe temperaturat e larta kanë zgjatur sezonin e rritjes së pemëve me rreth një muaj, gjatë të cilit ato rriten dhe......

Harvard, i vetmi Universitet 'Ivy League' që ofron kurse të gjuhës shqipe!
Universiteti i Harvardit në Kembrixh, Masaçusets, ka futur shqipen si lëndë në kurrikulën e tij, duke u bërë e vetmja shkollë e 'Ivy League'(kolegjeve elitare)......