Lëkundët ‘Dogecoin’ - Elon Musk nuk e përdor më si logo në Twitter!

Vendimi i Elon Musk për të mos përdorur më si logo të Twitter ‘Dogecoin’ ka shkaktuar lëkundjen e kriptomonedhës e cila shënoi një rënie prej 28% të vlerës së saj. Disa ditë më parë, përdoruesit e Twitter u befasuan kur panë logon ikonë të zogut blu në ekranin bazë të platformës të zëvendësuar me logon Dogecoin
Vlera e ‘dogecoin’ po lëkundet pasi Twitter-i i Elon Musk ndaloi së përdoruri logon e qenit të tij, sipas raportimeve të coindesk. ‘Dogecoin’ përjetoi një rritje të paprecedentë më 3 prill pasi kompania e mediave sociale hoqi në mënyrë të pashpjegueshme logon e saj të shpendit blu, duke e zëvendësuar atë me dogecoin.
Vlera e kriptomonedhës u rrit deri në 10.5 cent më 3 prill pasi kompania e mediave sociale e Elon Musk kaloi në mënyrë të pashpjegueshme në përdorimin e Shiba Inu të dogecoin si logon e saj. Por ajo ra në 7.5 cent, 28% më poshtë nga kulmi i arritur më parë.
Disa ditë më parë, përdoruesit e Twitter u befasuan kur panë logon ikonë të zogut blu në ekranin bazë të platformës të zëvendësuar me logon Dogecoin. Ky u interpetua si një "mashtrim" i Elon Musk për t’u tallur një padi prej 258 milionë dollarësh kundër tij për fryrje të qëllimshme të vlerës së kriptomonedhës Dogecoin.
Që nga e hëna, përdoruesit e Twitter panë një qen Shiba Inu në ekranin e tyre, një veçori e kriptomonedhës Dogecoin, i të cilës pronari i ri i Tëitter-it është një mbështetës i flaktë. Kjo është kriptomonedha që u pranua në pagesën e mallrave në kompaninë tjetër të manjatit amerikan, atë të prodhimit të automjeteve Tesla.
Reuters raportoi qershorin e kaluar se paditësit pretendojnë se Musk e dinte se që nga viti 2019 kriptomonedha nuk kishte asnjë vlerë, por promovoi Dogecoin për të përfituar nga tregtitë e tij.
Në ankesën e bërë publike thuhej se Musk përdori pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë për të manipuluar skemën piramidale Dogecoin për përfitime, publicitet dhe argëtim.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Shumica e bursave europiane janë pushim me rastin e Pashkëve
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pasi shumica e bursave po qëndrojnë pushim me rastin e Pashkëve. Megjithatë, të dhënat mbi......

Automjetet elektrike në Europë - Hapen stacionet e para për zëvendësimin e baterive
Tashmë ata që drejtojnë automjete elektroke në Europë do të kenë një mundësi më shumë për të mos u bllokuar nga rënia e baterive. Në Europë janë hapur......

Protestat për rritje page në Europë - Kostoja e tyre më e lartë se ajo e inflacionit
Zemërimi i europianëve që po përkthehet në protesta për rritje pagash në vende të ndryshme anëtare, vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ajo e......

Protesta kundër industrisë bankare në Gjermani - Rriten ankesat për cilësinë e shërbimeve në katër vitet e fundit
Vonesat në procesin e mbylljes së llogarive, ndryshimet në termat dhe kushtet e shërbimeve, si dhe tkurrja e numrit të degëve në rrjetet bankare, janë disa nga......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht pozitiv teksa ka rikuperuar pikë në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 103.1 lekë dhe duke......

Si të përmirësoni kujtesën tuaj? - 5 hapa të thjeshtë!
Rezulton se nuk keni nevojë të mësoni përmendësh poezi të gjata për të trajnuar kujtesën tuaj pasi ka metoda të thjeshta dhe efektive që janë në dispozicion......

Elon Musk premton 1 milion dollarë për të gjetur përgjegjësit e 'botnets'! – Po çfarë janë ato?
Pasi Twitter zbuloi disa nga algoritmet e tij, Elon Musk ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që mund të përcaktonte origjinën e "botnets" që......

Shkencëtarët kanë zbuluar se sa hapa duhet të realizojë një person në ditë!
Ecja është një aktivitet fizik i përballueshëm. Është e nevojshme që një person të ruajë shëndetin e mirë. Vitet e fundit, ka qenë një supozim shumë popullor......