SHBA preferon të punësojë persona mbi 55 vjeç - Segmenti me rritje më të shpejtë të fuqisë punëtore amerikane

Bizneset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej kohësh tashmë preferojnë të punësojnë persona mbi 55 vjec. Kjo pasi ata janë më të papërtueshëm si dhe konsiderohen me përvojë dhe të përkushtuar . 75% e të anketuarve të moshës 65 vjeç e lart e përshkruajnë punën e palodhur si shumë të rëndësishme për ta. Megjithatë, përqindja është dukshëm më e ulët, përkatësisht 61%, kur e njëjta pyetje u bëhet të rinjve të moshës 18 deri në 29 vjeç.
Në kohë krize, pjesa më e madhe e njerëzve priret të besojë se punëtorët e moshuar janë më të cenuarit dhe më të prirur për pushime nga puna dhe reduktime të stafit të përgjithshëm. Megjithatë, duket se ky imazh nuk përputhet me realitetin e kompanive, të paktën atyre amerikane, të cilat preferojnë punonjës me përvojë të moshës së shtyrë duke i konsideruar qartësisht punëtorë më të palodhur dhe shumë më të përkushtuar ndaj punës së tyre, pa shpërqendrimet e rinisë.
Në muajt e fundit, punëtorët mbi 55 vjeç kanë qenë shumë të kërkuar nga kompanitë. Arsyeja për këtë paradoks është se në këto mosha njerëzit janë veçanërisht dinamikë profesionalisht, siç del nga një hulumtim i lidhur nga Wall Street Journal dhe Instituti NORC mbi vlerat amerikane. Një sondazh i publikuar së fundmi tregon se 75% e të anketuarve të moshës 65 vjeç e lart e përshkruajnë punën e palodhur si shumë të rëndësishme për ta. Megjithatë, përqindja është dukshëm më e ulët, përkatësisht 61%, kur e njëjta pyetje u bëhet të rinjve të moshës 18 deri në 29 vjeç.
Bazuar në rezultatet e sondazhit, njerëzit e moshës 55 vjeç e lart janë tani segmenti me rritje më të shpejtë të fuqisë punëtore në SHBA. Ndryshimet demografike mund të japin një shpjegim të arsyeshëm për këtë prirje pasi në kohën tonë njerëzit jetojnë më gjatë dhe kanë më pak fëmijë. Përveç kësaj, disa pensionistë nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të punojnë për të përballuar përditshmërinë për shkak të rritjes së inflacionit.
Megjithatë, disa biznese kërkojnë të punësojnë njerëz të moshuar me premisën se vitet e tyre janë një pasuri e rëndësishme pasi sjellin përvojë dhe gjykim të mprehtë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Investitorët, të fokusuar te efektet e vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin
Nafta po ndryshon minimalisht gjatë sesionit të parë të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të fokusuar te efektet që do të japë vendimi i OPEC+ për uljen e......

Lëkundët ‘Dogecoin’ - Elon Musk nuk e përdor më si logo në Twitter!
Vendimi i Elon Musk për të mos përdorur më si logo të Twitter ‘Dogecoin’ ka shkaktuar lëkundjen e kriptomonedhës e cila shënoi një rënie prej 28% të vlerës së......

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Shumica e bursave europiane janë pushim me rastin e Pashkëve
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pasi shumica e bursave po qëndrojnë pushim me rastin e Pashkëve. Megjithatë, të dhënat mbi......

Automjetet elektrike në Europë - Hapen stacionet e para për zëvendësimin e baterive
Tashmë ata që drejtojnë automjete elektroke në Europë do të kenë një mundësi më shumë për të mos u bllokuar nga rënia e baterive. Në Europë janë hapur......

Protestat për rritje page në Europë - Kostoja e tyre më e lartë se ajo e inflacionit
Zemërimi i europianëve që po përkthehet në protesta për rritje pagash në vende të ndryshme anëtare, vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ajo e......

Protesta kundër industrisë bankare në Gjermani - Rriten ankesat për cilësinë e shërbimeve në katër vitet e fundit
Vonesat në procesin e mbylljes së llogarive, ndryshimet në termat dhe kushtet e shërbimeve, si dhe tkurrja e numrit të degëve në rrjetet bankare, janë disa nga......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht pozitiv teksa ka rikuperuar pikë në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 103.1 lekë dhe duke......

Si të përmirësoni kujtesën tuaj? - 5 hapa të thjeshtë!
Rezulton se nuk keni nevojë të mësoni përmendësh poezi të gjata për të trajnuar kujtesën tuaj pasi ka metoda të thjeshta dhe efektive që janë në dispozicion......