Shqipëria Postuar më 10 Prill 2023, 11:45

525 procedime për mashtrime, të pandehur edhe 7 të huaj - Bie numri i rasteve të dërguara në gjykata nga Prokuroritë, ashtu si dhe të dënuarve

Nga SCAN TV
525 procedime për mashtrime, të pandehur edhe 7 të huaj - Bie

Prokuroritë në gjithë vendin kanë proceduar gjatë vitit të shkuar 525 raste mashtrimesh, por i ulët mbetet numri i rasteve të dërguar në gjykata, si edhe numri i të dënuarve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithëshme, rezulton se në vitin 2022 ka një ulje prej 10,72 % të numrit të procedimeve regjistruar krahasuar me vitin 2021 dhe ulje prej 13,21 % e procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2021. Në lidhje me të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2021 prej 31,32 %, ulje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë me 12,94 % dhe ulje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 19,39 % përkundrejt vitit 2021.

Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për grupveprat e mashtrimit është në prokuroritë pranë gjykatave së shkallës së parë, siç janë: Tiranë, 50 % e numrit total të procedimeve të regjistruara, Durrës 11 % e numrit total të procedimeve të regjistruara, Shkodër 7 % dhe Vlorë 5 % e numrit total të procedimeve të regjistruara, etj sipas paraqitjes grafike, ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, siç janë: Sarandë, Tropojë, Lushnjë, Kurbin, Kukës, Lezhë, etj, ku janë regjistruar rreth 1 % e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi dhe Pukë, Përmet, Gjirokastër, Mat ku janë regjistruar më pak se 1% e procedimeve për këtë grupvepër

Në këtë grup veprash rezultojnë të pandehur edhe 7 shtetas të huaj. Për sa i përket arsimit të të pandehurve rezulton se 21,7 % e të pandehurve janë me arsim deri 9 vjeçar, 61,7 % me arsim të mesëm dhe 16,6 % me arsim të lartë.

Për sa i përket gjendjes shoqërore nga të dhënat statistikore vihet re se në sektorin privat rezultojnë 55 % e të pandehurve, 3,75 % janë të punësuar në sektorin shtetëror dhe 41,25 % janë të papunë.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, vërehet se 0,4 % e tyre rezultojnë përsëritës për të njëjtën vepër, 11,2 % prej tyre janë përsëritës për vepra penale të ndryshme, ndërsa 88,4 % janë të padënuar më parë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat