Shqipëria Postuar më 10 Prill 2023, 13:13

Borxhet për faturat e OSHEE, nivele rekord - Detyrimet nuk i paguan as shteti, në total gati 80 miliard lekë të palikujduara

Nga SCAN TV
Borxhet për faturat e OSHEE, nivele rekord - Detyrimet nuk i paguan as

Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje edhe gjatë vitit 2022, duke arritur shifra rekord, të paktën që prej vitit 2009. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe biznesiv vitin që shkoi kapi vlerën e gati 80 mld lekëve apo 1.5 mld lekë më shumë se viti 2021.

Rritje e faturave të papaguara është shënuar në 3 nga 4 kategoritë e klientëve, duke qenë se vetëm familjarët regjistruan një rënie të tij. Më konkretsht, borxhi u thellua nga institucionet shtetërore, duke arrituë në vlerën e rreth 4.79 mld lekë, apo 26 mln lekë më shumë se një vit më parë. Kjo është shifra më e lartë e shënuar në 14 vitet e fundit. Faturat e palikujduara të energjisë u rritën e edhe nga klientët jobuxhetorë, ku kryesisht futen ujësjellësit.

Kjo kategori klientësh e rriti borxhin në 18.18 mld lekë në vitin 2022, nga 15.72 mld lekë që ishte një vit më parë. Edhe bizneset kanë rritur stokun e detyrimeve të papaguara nga OSHEE, në 11.71 mld lekë, nga 11.39 mld lekë që ishte gjatë 2021-it. Ndërkaq, ndryshe paraqitet situata për klientët familjarë, ku sipas të dhënave nga ERE, në dhjetor të vitit 2022 rezultojnë me një vlerë më të ulët borxhi, në krahasim me të njëtën periudhë të një viti më parë. Në total, konsumatorët familjarë kanë një borxh total të papaguar prej 45.22 mld lekë, ndërkohë që në dhjetorin e vitit 2021 faturat e palikujduara arrinin në 46.52 mld lekë.

BORXHI TOTAL NDAJ OSHEE-së

2021  78.39 mld lekë

2022  79.91 mld lekë

BORXHET NDAJ OSHEE-së, sipas kategorive

Institucionet buxhetore

2021  4.76 mld lekë

2022 4.78 mld lekë

BORXHET NDAJ OSHEE-së

Konsumatorët familjarë

2021  46.52 mld lekë

2022 45.22 mld lekë

BORXHET NDAJ OSHEE-së

Bizneset

2021  11.39 mld lekë

2022  11.71 mld lekë

BORXHET NDAJ OSHEE-së

Klientët jobuxhetorë (ujësjellësit)

2021  15.72 mld lekë

2022  18.18 mld lekë

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat