Çdo vit në Shqipëri, mesatarisht 3% më pak fëmijë - Në 5 vite 3658 më pak lindje. Cilat qytete regjistrojnë shifrat më të ulëta

Si një ndër shkaqet kryesore emigracionin, Shqipëria regjistron çdo vit 3% më pak fëmijë. Duke marrë në studim 5 vjeçarin e fundit, numri total i fëmijëve në vendin tonë është ulur ndjeshëm.
Instat regjistron 12.4% adoleshentë dhe 22.7% të rinj ndaj popullsisë gjithsej në vitin 2021. Në krahasim me vitin 2017, pesha e këtyre grupmoshave është në rënie të vazhdueshme. Ulja e numrit të moshës së fëmijëve dhe të rinjve në vendin tonë tregon një plakje të mëtejshme të popullsisë.
Vetëm për fëmijët 0-17 vjeç krahasuar me 5 vite më parë, shifrat regjistrojnë 2.2% më pak fëmijë.
Nëse ndalemi në qytete, peshën më të lartë të fëmijëve e regjistron Kukësi me 24,7% të popullsisë së qarkut, ndërsa më e ulëta në Vlorë (18,3%). Gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), numri i fëmijëve ka ardhur duke u ulur gradualisht në të gjitha qarqet, me uljen më të ndjeshme në Gjirokastër dhe Berat (24% dhe 20% përkatësisht). Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë uljen më të vogël (përkatësisht 3% dhe 6%), krahasuar me fillimin e periudhës, ndihmuar kjo edhe nga prurjet e migrimit të brendshëm, që i ka kthyer tashmë në dy qarqet me përqendrimin më të lartë të popullsisë së vendit.
Sipas projeksioneve të popullsisë Shqipëria ën vitin 2031 do të ketë 0.2% më pak fëmijë djem të moshës 0-14 vjeç, 6% më pak meshkuj të moshës 15-64 vjeç dhe shifra rritëse të numrit të pensionistëve me 6%. Përsa i përket femrave projeksionet tregojnë ulje të popullsisë me 0.8% në 2031 për grupmoshën 0-14 vjeç, 5.2% më pak femra për grupmoshën 15-64 vjeç dhe 6% më shumë pensioniste në 2031.
Në këto projekione, shkak për uljen e numrit të popullsisë në Shqipëri sipas treguesit të mirëqenies për fëmijët, renditet vdekshmëria dhe migrimi, teksa lindëshmëria do të paraqitet e ulët. Popullsia e Shqipërisë, më 1 janar 2021, rezulton 2.829.741 banorë, nga të cilët 579.203 janë fëmijë (0-17 vjeç).
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Borxhet për faturat e OSHEE, nivele rekord - Detyrimet nuk i paguan as shteti, në total gati 80 miliard lekë të palikujduara
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje edhe gjatë vitit 2022, duke arritur shifra rekord, të......

Cilët janë 10 profesionet që ChatGPT ka më shumë gjasa të zëvendësojë?!
Që nga publikimi i tij në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT i OpenAI është përdorur për të shkruar letra motivuese, për të krijuar një libër për fëmijë dhe......

Pse Tesla do të ndërtojë një mega-fabrikë në Shangai?!
Kompania amerikane e automobilave, Tesla, ka njoftuar se po ndërton një Megafabrikë në Shangai, e cila do të prodhojë pajisje të reja për ruajtjen e energjisë......

525 procedime për mashtrime, të pandehur edhe 7 të huaj - Bie numri i rasteve të dërguara në gjykata nga Prokuroritë, ashtu si dhe të dënuarve
Prokuroritë në gjithë vendin kanë proceduar gjatë vitit të shkuar 525 raste mashtrimesh, por i ulët mbetet numri i rasteve të dërguar në gjykata, si edhe numri......

Pyjet e Europës po bëhen gjithnjë e më kafe gjatë verës - Ja përse!
Thatësirat dhe valët e të nxehtit po bëjnë që pyjet e Europës të marrin ngjyrë kafe në muajt e verës. Vitin e kaluar, 37 % e pyjeve të Mesdheut dhe Europës......

BE: Paga do të deklarohet në njoftimet për punë - Rregullorja e re kërkon publikimin e detajeve para intervistave
Sipas një rregulloreje të re që pritet të miratohet në Bashkimin Europian, paga do të duhet të bëhet publike që në njoftimet për punë. Punëdhënësi në këtë......

SHBA preferon të punësojë persona mbi 55 vjeç - Segmenti me rritje më të shpejtë të fuqisë punëtore amerikane
Bizneset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej kohësh tashmë preferojnë të punësojnë persona mbi 55 vjec. Kjo pasi ata janë më të papërtueshëm si dhe......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Investitorët, të fokusuar te efektet e vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin
Nafta po ndryshon minimalisht gjatë sesionit të parë të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të fokusuar te efektet që do të japë vendimi i OPEC+ për uljen e......