Afati i fundit për aplikimet e mbështetjes në bujqësi - Fermerët mund të dorëzojnë dokumentacionin deri më 11 Prill

11 Prilli është shansi i fundit i aplikimeve për fermerët që kanë interes për të përfituar nga subvencionet në bujqësi për vitin 2023. Thirrja është hapur më 20 Mars dhe janë lënë në dispozicion 23 ditë kalendarike, ku ndryshe nga thirrjet e kaluara, nuk do të ndiqet më metoda “kush aplikon i pari, përfiton i pari”, por fondi do të ndahet në mënyrë propocionale tek të gjithë ata që plotësojnë kriteret për përfitim.
Fondi në total i cili do të shpërndahet gjatë këtij viti është 3.3 miliardë lekë dhe do të financohen në total 9 masa. Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt. Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.
Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat organike për 100 deri në 200 mijë lekë për fermë të certifikuar. Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar.
Përfitues mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. SHBB-të, GVV-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv. Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqëror.) Aplikimet për masat mbështetëse direkte me nr. 1-6 dhe 9 do të bëhen online. Aplikimi online bëhet mbi bazën e parimit “zero dokumente” në momentin e aplikimit në portalin e-Albania. Aplikimet për masën mbështetëse të investimeve me nr. 7 dhe 8 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR-së.
SCAN
Sondazh

Mbiçmim rekord, farë po e forcon lekun në raport me euron? - Në fund të marsit, kursi mesatar 114.35 lekë, ndërkohë që në ditët e para të prillit 113.1
Leku shqiptar ka thelluar ndjeshëm tendencën mbiccmuese në raport me euron, edhe pse kjo e fundit ka njohur ecuri pozitive në tregjet evropiane. Pas një rënie......

Çdo vit në Shqipëri, mesatarisht 3% më pak fëmijë - Në 5 vite 3658 më pak lindje. Cilat qytete regjistrojnë shifrat më të ulëta
Si një ndër shkaqet kryesore emigracionin, Shqipëria regjistron çdo vit 3% më pak fëmijë. Duke marrë në studim 5 vjeçarin e fundit, numri total i fëmijëve në......

Borxhet për faturat e OSHEE, nivele rekord - Detyrimet nuk i paguan as shteti, në total gati 80 miliard lekë të palikujduara
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje edhe gjatë vitit 2022, duke arritur shifra rekord, të......

Cilët janë 10 profesionet që ChatGPT ka më shumë gjasa të zëvendësojë?!
Që nga publikimi i tij në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT i OpenAI është përdorur për të shkruar letra motivuese, për të krijuar një libër për fëmijë dhe......

Pse Tesla do të ndërtojë një mega-fabrikë në Shangai?!
Kompania amerikane e automobilave, Tesla, ka njoftuar se po ndërton një Megafabrikë në Shangai, e cila do të prodhojë pajisje të reja për ruajtjen e energjisë......

525 procedime për mashtrime, të pandehur edhe 7 të huaj - Bie numri i rasteve të dërguara në gjykata nga Prokuroritë, ashtu si dhe të dënuarve
Prokuroritë në gjithë vendin kanë proceduar gjatë vitit të shkuar 525 raste mashtrimesh, por i ulët mbetet numri i rasteve të dërguar në gjykata, si edhe numri......

Pyjet e Europës po bëhen gjithnjë e më kafe gjatë verës - Ja përse!
Thatësirat dhe valët e të nxehtit po bëjnë që pyjet e Europës të marrin ngjyrë kafe në muajt e verës. Vitin e kaluar, 37 % e pyjeve të Mesdheut dhe Europës......

BE: Paga do të deklarohet në njoftimet për punë - Rregullorja e re kërkon publikimin e detajeve para intervistave
Sipas një rregulloreje të re që pritet të miratohet në Bashkimin Europian, paga do të duhet të bëhet publike që në njoftimet për punë. Punëdhënësi në këtë......