Dollari vijon qëndrueshmërinë - Bitcoin ngjitet në mbi 30 mijë dollarë, niveli më i lartë në 10 muaj

Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, por kujdesi është i lartë pasi të dhënat pozitive mbi punësimin i kanë dhënë më shumë hapësira Rezervës Federale për të rritur sërish normat e interesit.
Në të njëjtën kohë, bastet se cikli i rritjes së interesave nga Banka Qendrore Amerikane mund të jetë drejt fundit, kanë mbështetur bitcoin në mbi 30 mijë dollarë, për herë të parë që nga qershori i vitit të kaluar. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.3, duke u tërhequr nga niveli më i ulët në 2 muaj, prej 101.4.
Analistët vlerësojnë se ka 71% mundësi që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit edhe me 25 pikë përqindje në takimin e 3 majit, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se papunësia po qëndron pranë niveleve më të ulëta rekord.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në nivelin më të lartë në 10 muajt e fundit, në mbi 30 mijë dollarë, ndërsa ethreum po tregtohet në rreth 1920 dollarë. Tregu i monedhave digjitale është mbështetur nga shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale.
SCAN
Sondazh

25% e tenderëve u dhanë pa garë - Mungesë konkurrence, 1645 procedura, me vetëm 1 kompani pjesëmarrëse
25% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi në to u dorëzua vetëm 1 ofertë. Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi i......

Në restorante do të shpenzojmë më shumë e konsumojmë më pak - Dervishi: Jemi të detyruar të rrisim çmimet, kostot janë të papërballueshme
Drekat dhe darkat në restorante mund të na kushtojnë më shtrenjtë nga sa ne jemi mësuar tëp aguajmë më parë. Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve Turistike në......

Afati i fundit për aplikimet e mbështetjes në bujqësi - Fermerët mund të dorëzojnë dokumentacionin deri më 11 Prill
11 Prilli është shansi i fundit i aplikimeve për fermerët që kanë interes për të përfituar nga subvencionet në bujqësi për vitin 2023. Thirrja është hapur më......

Mbiçmim rekord, farë po e forcon lekun në raport me euron? - Në fund të marsit, kursi mesatar 114.35 lekë, ndërkohë që në ditët e para të prillit 113.1
Leku shqiptar ka thelluar ndjeshëm tendencën mbiccmuese në raport me euron, edhe pse kjo e fundit ka njohur ecuri pozitive në tregjet evropiane. Pas një rënie......

Çdo vit në Shqipëri, mesatarisht 3% më pak fëmijë - Në 5 vite 3658 më pak lindje. Cilat qytete regjistrojnë shifrat më të ulëta
Si një ndër shkaqet kryesore emigracionin, Shqipëria regjistron çdo vit 3% më pak fëmijë. Duke marrë në studim 5 vjeçarin e fundit, numri total i fëmijëve në......

Borxhet për faturat e OSHEE, nivele rekord - Detyrimet nuk i paguan as shteti, në total gati 80 miliard lekë të palikujduara
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje edhe gjatë vitit 2022, duke arritur shifra rekord, të......

Cilët janë 10 profesionet që ChatGPT ka më shumë gjasa të zëvendësojë?!
Që nga publikimi i tij në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT i OpenAI është përdorur për të shkruar letra motivuese, për të krijuar një libër për fëmijë dhe......

Pse Tesla do të ndërtojë një mega-fabrikë në Shangai?!
Kompania amerikane e automobilave, Tesla, ka njoftuar se po ndërton një Megafabrikë në Shangai, e cila do të prodhojë pajisje të reja për ruajtjen e energjisë......