25% e tenderëve u dhanë pa garë - Mungesë konkurrence, 1645 procedura, me vetëm 1 kompani pjesëmarrëse

25% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi në to u dorëzua vetëm 1 ofertë. Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi i prokurimit elektronik, rezulton se numri i procedurave të prokurimit mbi 1 000 000 lekë, me një ofertë të dorëzuar dhe të finalizuara me njoftim fituesi është 1 645, nga totali prej 6 494 tenderësh që u zhvilluan përgjatë periudhës janar – dhjetor 2022.
Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka bërë me dije fondin total që është prokuruar në këtë formë, ndërkohë që nëj vit më parë kjo shifër ishte 330 mln euro apo 21% e fondit total të prokuruar. Realizimi i procedurave të prokurimit publik me vetëm një pjesëmarrës nuk është i ndaluar nga legjislacioni në fuqi, por gjithsesi ato përbëjnë arsye për ngritjen e flamujve të kuq, për shkak të mungesës së konkurrencës.
Ndërkohë që, sipas Open Data Albania, që ka në fokus monitorimin e procedurave tenderuese, shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokumentesh në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste, ndaj këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk. Nga aan tjetër, mungesa e konkurrencës ul mundësitë e kursimit të parave publike, pasi vlerësimi i ofertës mbi çmimin më të favorshëm të ofruar është i pamundur.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Në restorante do të shpenzojmë më shumë e konsumojmë më pak - Dervishi: Jemi të detyruar të rrisim çmimet, kostot janë të papërballueshme
Drekat dhe darkat në restorante mund të na kushtojnë më shtrenjtë nga sa ne jemi mësuar tëp aguajmë më parë. Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve Turistike në......

Afati i fundit për aplikimet e mbështetjes në bujqësi - Fermerët mund të dorëzojnë dokumentacionin deri më 11 Prill
11 Prilli është shansi i fundit i aplikimeve për fermerët që kanë interes për të përfituar nga subvencionet në bujqësi për vitin 2023. Thirrja është hapur më......

Mbiçmim rekord, farë po e forcon lekun në raport me euron? - Në fund të marsit, kursi mesatar 114.35 lekë, ndërkohë që në ditët e para të prillit 113.1
Leku shqiptar ka thelluar ndjeshëm tendencën mbiccmuese në raport me euron, edhe pse kjo e fundit ka njohur ecuri pozitive në tregjet evropiane. Pas një rënie......

Çdo vit në Shqipëri, mesatarisht 3% më pak fëmijë - Në 5 vite 3658 më pak lindje. Cilat qytete regjistrojnë shifrat më të ulëta
Si një ndër shkaqet kryesore emigracionin, Shqipëria regjistron çdo vit 3% më pak fëmijë. Duke marrë në studim 5 vjeçarin e fundit, numri total i fëmijëve në......

Borxhet për faturat e OSHEE, nivele rekord - Detyrimet nuk i paguan as shteti, në total gati 80 miliard lekë të palikujduara
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje edhe gjatë vitit 2022, duke arritur shifra rekord, të......

Cilët janë 10 profesionet që ChatGPT ka më shumë gjasa të zëvendësojë?!
Që nga publikimi i tij në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT i OpenAI është përdorur për të shkruar letra motivuese, për të krijuar një libër për fëmijë dhe......

Pse Tesla do të ndërtojë një mega-fabrikë në Shangai?!
Kompania amerikane e automobilave, Tesla, ka njoftuar se po ndërton një Megafabrikë në Shangai, e cila do të prodhojë pajisje të reja për ruajtjen e energjisë......

525 procedime për mashtrime, të pandehur edhe 7 të huaj - Bie numri i rasteve të dërguara në gjykata nga Prokuroritë, ashtu si dhe të dënuarve
Prokuroritë në gjithë vendin kanë proceduar gjatë vitit të shkuar 525 raste mashtrimesh, por i ulët mbetet numri i rasteve të dërguar në gjykata, si edhe numri......