Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2023, 15:04

Rënia e Euros, humbës dhe fitues - Cilat janë këshillat më të mira për individët, bizneset dhe institucionet?

Nga SCAN TV
Rënia e Euros, humbës dhe fitues - Cilat janë këshillat

“Qytetarët nuk duhet të luajnë me kursimet e tyre në kursin e këmbimit!” Ka qenë ky apeli i pedagogut Mateo Spaho mbrëmjen e së hënës në SINTEZË.

Eksperti kontabël Altin Sulejmani ka analizuar arsyet se pse kursi i këmbimit të monedhës vendase Lekut ka krijuar këtë raport historik shkëmbimi me monedhat e huaja.

Paraja informale, remitancat, turizmi dhe sidomos niveli i lartë i përdorimit të natyrshëm të Euros në vend si monedhë shkëmbimi paralele me Lekun vendas, janë arsyet kryesore të situatës së krijuar në kursin e këmbimit.

Një fokus të veçantë kanë marrë “të dëmtuarit” prej kursit të këmbimit që janë eksportuesit. Pikërisht këta të fundit janë bërë bashkë të hënën e 12 qershorit në një asamble të jashtëzakonshme për të synuar një koordinim me institucionet si Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, me qëllim zbutjen e efekteve që ka kjo situatë mbi bizneset e manifakturës.

Edvin Prençe, përfaqësues i “Proeksport Albania” është shprehur se sot është momenti ku qeveria duhet të mbështesë këtë sektor biznesi.

Brenton Kotorri/SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat