Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2023, 14:28

Numërohen 175 konsumatorë të mëdhenj energjie - Nga ujësjellësit, spitalet e Ministria e Financave. Detyrime për planet e eficiencës së energjisë

Nga SCAN TV
Numërohen 175 konsumatorë të mëdhenj energjie - Nga

Ujësjellës, spitale e burgje. Këto janë disa nga institucionet publike, që renditen si konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, duke qenë se çdo vit konsumojnë më shumë se 1 mln kWh energji.

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë për TV SCAN, në total për vitin 2022 numëroheshin 175 kontrata, të zotëruara nga 112 subjekte që, për shkak të nivelit të konsumit, klasifikohen si konsumatorë të mëdhenj.

Po ashtu, Agjencia specifikoi se 65 kontrata iu takojnë institucioneve publike buxhetore ose jobuxhetore, 109 iu takojnë subjekteve private, ndërsa 1 kontratë është konsumator familjar. Sa i takon konsumatorëve të mëdhenj publikë, lista përbëhet kryesisht nga kompani ujësjellësish me 37 kontrata, që konsumojnë më shumë se 1 mln kWh energji elektrike në vit.

Pjesë e kësaj liste janë edhe Autoriteti Portual Durrës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, tuneli i Kalimashit, burgu i Peqinit, ai i Reçit, etj. Gjithashtu, Spitali i Durrësit, Spitali rajonal Memorial Fier, së bashku me disa qendra shëndetësore listohen si konsumatorë të mëdhenj energjie.

Kategorizimi i konsumatorëve të mëdhenj ndryshoi në vitin 2020, duke ulur pragun nga 3 në 1 mln kWh në vit. Ky ndryshim rriti numrin e klientëve, duke qenë se në atë kohë numëroheshin rreth 70 subjekte.

Ndërkohë që, të gjithë klientët që janë pjesë e listës, sipas përcaktimeve ligjore janë të detyruar të auditohen nga pikëpamja energjetike, si dhe të hartojnë e zbatojnë planet e eficiencës së energjisë, me qëllim reduktimin e konsumit.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat