Bie borxhi i jashtëm - Me 64 milionë euro në TI, qeveria fiton 15 milionë euro nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit

Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka rënë pranë nivelit më të ulët që prej tremujorit të tretë të vitit 2021. Sipas shifrave zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me stokun e borxhit të jashtëm, niveli i borxhit në vendin tonë fiksohet pranë 9.73 miliardë eurove gjatë tremujorit të parë të vitit, nga rreth 9.8 miliardë euro që ishte në fund të vitit të kaluar dhe duke i`u larguar edhe më shumë rekordin maksimal të prekur në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, pranë rreth 9.9 miliardë eurove, sinjalizojnë shifrat e analizuara nga `Scan Intel`.
Në terma tremujorësh, borxhi i jashtëm i vendit ka rënë me 0.6%. Po në terma tremujorësh, por në absolut, rënia fikoshet pranë rreth 64 milionë eurove në harkun e tre muajve.
Sa i përket strukturës së borxhit të jashtëm, shifrat tregojnë se ai i qeverisë së përgjithshme ka rënë pranë 4.6 miliardë eurove gjatë tre muajve të parë të vitit, nga rreth 4.69 miliardë euro që ishte në fund të vitit të kaluar, pra në rënie me 1.7%, ose rreth 79 milionë euro. Borxhi i koorporatave depozituese ndërkohë, ku nuk përfshihet Banka Qendrore ka ndjekur një trend të kundërt, duke u rritur në tremujorin e parë të vitit, me thuajse 1%, dhe duke u ngjitur pranë 1.69 miliardë eurove. Edhe për sektorët e tjerë borxhi i jashtëm është regjistruar në rritje gjatë tremujorit të parë të vitit.
Siç e tregojnë qartë shifrat, borxhi i jashtëm ka regjistruar një rënie të lehtë në periudhën janar-mars të këtij viti, falë tkurrjes së borxhit të qeverisë, ndërkohë që bankat dhe sektorët e tjerë kanë rritur stokun e tij. Rënia e përgjithshme e borxhit është edhe rrjedhojë e lëvizjeve të mëdha në kursin e këmbimit valutor, sidomos mes euros dhe lekut. Ky ndikim vlerësohet në rreth 15 milionë euro nga totali prej 64 milionë eurosh që vlerësohet rënia e Borxhit të Jashtëm Bruto në tremujorin e parë të vitit.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Avancon kredia për hekurudhën Vorë–Hani i Hotit - BERZH, 62.9 mln euro për bashkëfinancimin e projektit. Kosto totale 267 mln euro
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka avancuar në procedurat për dhënien e kredisë sovrane prej 62.9 milionë euro për rehabilitimin e linjës......

Numërohen 175 konsumatorë të mëdhenj energjie - Nga ujësjellësit, spitalet e Ministria e Financave. Detyrime për planet e eficiencës së energjisë
Ujësjellës, spitale e burgje. Këto janë disa nga institucionet publike, që renditen si konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, duke qenë se çdo vit......

Kur e merr rritjen e pagave administrata? - Preken 200 institucione dhe mbi 130 mijë të punësuar
Ministria e Financave po bën gati shtesën e pagave të miratuar për administratën, pasi pavarësisht se rritja ka hyrë në fuqi që nga muaji Prill ende nuk ka......

Viti nis me rënie të pagave - Bien me 2% në total dhe me 2.5% në shtet. Mesatarja pranë 64,706 lekë
Sipas të dhënave zyrtare nga “Instituti i Statistikave” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit është 64,706 lekë. Edhe pse......

Kërkesa e pazakontë e bizneseve shqiptare: “Qeveria të fiksojë kursin e këmbimit të euros”
Sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga industria e veshjeve dhe këpucëve, turizmi, prodhuesit, industria agroushqimore, po vijojnë të kenë pasoja të mëdha për......

Restoranti "më i vogël në botë" ka vetëm një tavolinë – ‘Solo Per Due’ nuk është një vend i zakonshëm dhe jo vetëm për shkak të madhësisë së tij!
Ka fishekzjarrë, qirinj të ndezur në natyrë, një zile argjendi për të thirrur kamarierin dhe vetëm një tavolinë të shtruar elegante për dy persona. Solo Per......

Turizmi “thyen” çdo parashikim - 624 milionë euro shpenzime nga turistët në Janar-Mars, 52% më shumë se rekordi i mëparshëm
Turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 624 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit,......

Qeveria e re e Malit të zi - Analistët: Pavarësisht përbërjes, do të jetë e brishtë!
Analistët janë të bindur se lëvizja e qendrës “Europa tani”, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme në Malin e zi, do të ‘lodhet’ për të formuar një qeveri të......