Avancon kredia për hekurudhën Vorë–Hani i Hotit - BERZH, 62.9 mln euro për bashkëfinancimin e projektit. Kosto totale 267 mln euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka avancuar në procedurat për dhënien e kredisë sovrane prej 62.9 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Sipas BERZH, aktualisht është duke u kryer vlerësimi final, përpara se të kalohet në aprovimin përfundimtar të huasë. Projekti për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore parashikohet të bashkëfinancohet nga Banka Europiane e Investimeve dhe Bashkimi Europian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë që, kosto totale e projektit vlerësohet në rreth 267 milionë euro. Linja hekurudhore Vorë–Hani i Hotit ka një gjatësi prej rreth 120 km dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga jugu në veri. Ajo lidh qytetet e Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut, ndërsa kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit.
Sipas dokumentit të projektit të zbatimit, nevoja për rehabilimin e saj është e madhe, pasi infrastruktura e trasesë është përkeqësuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, teksa shpejtësia maksimale e lëvizjes së trenave është rreth 40 km/orë, dhe në pjesë të caktuara është më e ulët se 20 km/orë. Po ashtu, sistemi i sinjalizimit është pothuajse inekzistent.
Si rezultat, nuk ka një sistem të kontrolluar sigurie për lëvizjen e trenave, e për pasojë rreziku i aksidenteve është i lartë. Ndërkaq, tërmeti i 26 Nëntorit 2019 ndërpreu punën e kësaj linje hekurudhore për shkak të dëmtimit të urës së Ishmit.
Para këtij tërmeti, transporti i udhëtarëve mbulohej nga dy trena në ditë, por numri i udhëtarëve ishte shumë i ulët. Edhe transporti i mallrave linte për të dëshiruar, me kohë udhëtimi të stërgjatur dhe kërkesë të ulët dhe jo të planifikuar. Ndërkaq, projekti i hartuar për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore do mundësojë lëvizjen e trenave me shpejtësi 120 km/orë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Numërohen 175 konsumatorë të mëdhenj energjie - Nga ujësjellësit, spitalet e Ministria e Financave. Detyrime për planet e eficiencës së energjisë
Ujësjellës, spitale e burgje. Këto janë disa nga institucionet publike, që renditen si konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, duke qenë se çdo vit......

Kur e merr rritjen e pagave administrata? - Preken 200 institucione dhe mbi 130 mijë të punësuar
Ministria e Financave po bën gati shtesën e pagave të miratuar për administratën, pasi pavarësisht se rritja ka hyrë në fuqi që nga muaji Prill ende nuk ka......

Viti nis me rënie të pagave - Bien me 2% në total dhe me 2.5% në shtet. Mesatarja pranë 64,706 lekë
Sipas të dhënave zyrtare nga “Instituti i Statistikave” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit është 64,706 lekë. Edhe pse......

Kërkesa e pazakontë e bizneseve shqiptare: “Qeveria të fiksojë kursin e këmbimit të euros”
Sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga industria e veshjeve dhe këpucëve, turizmi, prodhuesit, industria agroushqimore, po vijojnë të kenë pasoja të mëdha për......

Restoranti "më i vogël në botë" ka vetëm një tavolinë – ‘Solo Per Due’ nuk është një vend i zakonshëm dhe jo vetëm për shkak të madhësisë së tij!
Ka fishekzjarrë, qirinj të ndezur në natyrë, një zile argjendi për të thirrur kamarierin dhe vetëm një tavolinë të shtruar elegante për dy persona. Solo Per......

Turizmi “thyen” çdo parashikim - 624 milionë euro shpenzime nga turistët në Janar-Mars, 52% më shumë se rekordi i mëparshëm
Turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 624 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit,......

Qeveria e re e Malit të zi - Analistët: Pavarësisht përbërjes, do të jetë e brishtë!
Analistët janë të bindur se lëvizja e qendrës “Europa tani”, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme në Malin e zi, do të ‘lodhet’ për të formuar një qeveri të......

Çokollata do të bëhet edhe më e shtrenjtë – Shkak, çmimet rekord të kakaos. Më të lartat në 7 vite!
Dashamirët e çokollatës do të përballen me një rritje të fortë dhe të ndjeshme çmimit për shkak të kostove të larta të kakaos. Çmimet e çokollatës janë rritur......