Qyteti që shet shtëpitë per 1 dollarë secilën - Kushtet janë vetëm dy ndërsa pronat e lira 200

Qyteti amerikan i Baltimores ka nxjerrë në shitje 200 shtëpi për vetëm 1 dollarë secilën. Qëllimi është që blerësit privatë të investojnë dhe t’i rikonstruktojnë këto banesa, duke shpresuar në rigjallërimin e lagjeve të rrënuara nga krimi dhe degardimi
Baltimore planifikon të shesë shtëpi për 1 dollarë secilën në një përpjekje për të rigjallëruar lagjet e rrënuara nga krimi dhe degradimi. Programi i mbështetur nga kryebashkiaku Brandon Scott - dhe i miratuar nga këshilli i qytetit - do të ofrojë më shumë se 200 prona të lira në pronësi të qytetit për banorët që angazhohen t'i rregullojnë dhe të jetojnë në ‘to.
Shtëpitë e lira kanë qenë një problem prej dekadash në qytetin e Maryland, i cili ka një nga nivelet më të larta të krimit në vend të përqendruar në një pjesë të vogël të lagjeve të goditura nga varfëria.
Masa të kujton programin "Dollar House" të Baltimores nga vitet 1970, i cili ofronte prona për një dollar për pronarët e shtëpive nëse ata i rregullonin ato. Një përpjekje e ngjashme është tentuar edhe në Newark, New Jersey, sipas Bloomberg.
Programi i ri synon t'u japë përparësi blerësve privatë mbi kontraktorët të cilët do të duhet të paguajnë 3000 dollarë për shtëpi. Grantet deri në 50.000 dollarë janë gjithashtu në dispozicion për të ndihmuar pronarët e rinj me rinovimin e shtëpive, por marrësit duhet të miratohen paraprakisht për një kredi ndërtimi.
Disa OJQ i kanë bërë thirrje bashkisë së qytetit të marrë masa për të mbajtur më shumë shtëpi larg nga duart e ndërtuesve, gjë që mund të rrisë çmimet e pronave dhe të dëbojë banorët e varfër. Programi i strehimit mbulon disa qindra shtëpi, por mund të përfshijë më shumë pasi ka gati 15.000 prona të braktisura në Baltimore, sipas të dhënave të vitit 2022.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

4 tenderë për korridorin VIII - Fondi limit, 10 mld lekë për segmentet e aksit Elbasan – Qafë Thanë
10 mld lekë do të jetë fondi limit i procedurave tenderuese për 4 lote të aksit rrugor Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Autoriteti Rrugor......

Greqia regjistron përmbysje në turizëm - Më shumë prenotine në Airbnb sesa në hotelet e vendit
Greqia rgjistron së fundmi një përmbysje në turizëm. Prenotimet në Airbnb janë shumë më të larta se në hotele përgjatë gjithë vitit në mbarë vendin. Në vitin......

Rikuperojnë Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Euro dhe Paundi vijojnë rënien!
Dollari amerikan blihet sot me 94.6 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke regjistruar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm sipas kursit të këmbimit lokal në raport......

Sa të “sigurtë” janë punonjësit në vendin e punës? - 4500 individë pa sigurime dhe kontrata pune me bizneset
A mjafton që një vend pune ta quash të tillë vetëm sepse merr një pagesë mujore? Një vend pune është më shumë se sa kaq, është siguri dhe mbrojtje sociale.......

Ukrainë, “shpërthim” i papritur në tregun e pasurive të paluajtshme - Lulëzojnë zonat larg vijës së parë të luftimeve
Ndërsa pushtimi rus vazhdon për të tretin vit, tregu i pasurive të paluajtshme në Ukrainën e shkatërruar nga lufta po lulëzon në zona larg vijës së parë të......

Merr fund ëndrra amerikane - Jo të gjithë mund të kenë një automjet dhe një shtëpi
Ëndrra amerikane ka ngecur. Tashmë një automjet, një shtëpi dhe një punë nuk janë më një situatë e arritshme për të gjithë. Kjo sepse pavarësisht optimizimit......

33.3 mld lekë për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës - ARRSH bën gati tenderët për shtimin e 2 korsive në secilin kah
Mbi 33.3 mld lekë parashikohet të kushtojë zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, në 5.7 km e saj të parë. Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të hapë 2......

Pamjet nga Japonia që tronditën rrjetin - Rituali i vajtjes në punë: Në rradhë dhe në heshtje
Japonia njihet për traditat dhe disiplinën e madhe në shumë fusha të jetës. Pamjet e fundit që qarkullojnë duke bërë bujë në rrjetet sociale, shfaqin ritualin......