Greqia regjistron përmbysje në turizëm - Më shumë prenotine në Airbnb sesa në hotelet e vendit

Greqia rgjistron së fundmi një përmbysje në turizëm. Prenotimet në Airbnb janë shumë më të larta se në hotele përgjatë gjithë vitit në mbarë vendin. Në vitin 2023 pati një rritje të vazhdueshme të ofertës së akomodimit që reflekton zhvillimin dinamik të sektorit të qirave afatshkurtra
‘Furnizimi’ me shtretër nga akomodimet me qira afatshkurtër ushtron presion mbi hotelet gjatë gjithë vitit në Greqi. Shtretërit e ofruar në akomodimin me qira afatshkurtër i tejkalonin hotelet e vendit me afro 60.000 njësi, pasi arritën në 939.000 mijë në muajin korrik 2023 krahasuar me 887.748 shtretër hotelesh në mbarë vendin.
Edhe pse shtretërit e ofruar në stilin Airbnb nuk janë konstantë, faktet tregojnë se pronat me qira afatshkurtër janë më shumë se shtretërit e ofruara pothuajse gjatë gjithë vitit, pasi për një kohë të gjatë të vitit shumë hotele si ato sezonale janë të mbyllura.
Sipas buletinit të INSETE, në vitin 2023 pati një rritje të vazhdueshme të ofertës së akomodimit që reflekton zhvillimin dinamik të sektorit të qirave afatshkurtra. Në vitin 2023 janë shtuar mesatarisht rreth 20.000 akomodime shtesë, krahasuar me vitin 2022.
Oferta më e madhe e akomodimit ishte në korrik - 212 mijë dhe më e vogla në janar - 172 mijë. Në vitin 2023 vërehet një rritje progresive e numrit total të shtretërve në raport me të dhënat e vitit 2022. Oferta më e madhe e shtretërve ka qenë në korrik - 939 mijë dhe më e vogla në janar - 780 mijë.
Analiza e dritares së rezervimit - intervali midis datës së rezervimit dhe datës së mbërritjes - për qiratë afatshkurtra tregon një tendencë për planifikim më të hershëm në 2023-shin krahasuar me 2022-shin.
Në janar, dritarja e rezervimit u rrit në 26 ditë nga 13 ditë në janar 2022, duke shënuar një rritje prej +95%. Analiza e zënies së akomodimeve për vitin 2023 tregon një stabilitet krahasuar me vitin 2022 pavarësisht rritjes së ofertës për akomodim dhe shtretër. Kjo tregon një rritje të kërkesës krahas ofertës. Përbërja e udhëtarëve me qira afatshkurtër gjatë vitit tregon një dinamikë interesante në përbërjen e udhëtarëve midis të huajve dhe vendasve, ku të huajt dominojnë gjatë sezonit të verës, por vendasit kanë një peshë shumë të konsiderueshme në muajt e dimrit.
Në veçanti, në janar raporti i udhëtarëve të huaj është 57%, ndërsa përqindja e vendasve arrin në 43%. Së fundi, në dhjetor përbërja e udhëtarëve balancohet, me përqindjet e të huajve dhe vendasve përkatësisht 55% dhe 45%, duke treguar një ndryshim të rëndësishëm në dinamikën e tregut.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rikuperojnë Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Euro dhe Paundi vijojnë rënien!
Dollari amerikan blihet sot me 94.6 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke regjistruar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm sipas kursit të këmbimit lokal në raport......

Sa të “sigurtë” janë punonjësit në vendin e punës? - 4500 individë pa sigurime dhe kontrata pune me bizneset
A mjafton që një vend pune ta quash të tillë vetëm sepse merr një pagesë mujore? Një vend pune është më shumë se sa kaq, është siguri dhe mbrojtje sociale.......

Ukrainë, “shpërthim” i papritur në tregun e pasurive të paluajtshme - Lulëzojnë zonat larg vijës së parë të luftimeve
Ndërsa pushtimi rus vazhdon për të tretin vit, tregu i pasurive të paluajtshme në Ukrainën e shkatërruar nga lufta po lulëzon në zona larg vijës së parë të......

Merr fund ëndrra amerikane - Jo të gjithë mund të kenë një automjet dhe një shtëpi
Ëndrra amerikane ka ngecur. Tashmë një automjet, një shtëpi dhe një punë nuk janë më një situatë e arritshme për të gjithë. Kjo sepse pavarësisht optimizimit......

33.3 mld lekë për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës - ARRSH bën gati tenderët për shtimin e 2 korsive në secilin kah
Mbi 33.3 mld lekë parashikohet të kushtojë zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, në 5.7 km e saj të parë. Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të hapë 2......

Pamjet nga Japonia që tronditën rrjetin - Rituali i vajtjes në punë: Në rradhë dhe në heshtje
Japonia njihet për traditat dhe disiplinën e madhe në shumë fusha të jetës. Pamjet e fundit që qarkullojnë duke bërë bujë në rrjetet sociale, shfaqin ritualin......

India ndërton termocentralin më të madh në planet - Do të jetë pesë herë më i madh se Parisi
India do te ketë termocentralin më të madh në botë, me nëj sipërfaqe pesë herë më të madhe se ajo e Parisit. Kompania projektuese planifikon të investojë 100......

Cili është parashikimi i motit për të ardhmen? - Zorba: Klima të konsiderohet pasuri kombëtare
Ndryshimet klimatike, bën bashkë ekspertët në Ditën Botërore të Meteorologjisë. Fokusi kryesor i këtij forumi shkencor është klima dhe ndryshimet klimatike në......