Shqipëria Postuar më 22 Mars 2024, 12:21

4 tenderë për korridorin VIII - Fondi limit, 10 mld lekë për segmentet e aksit Elbasan – Qafë Thanë  

Nga SCAN TV
4 tenderë për korridorin VIII - Fondi limit, 10 mld lekë për

10 mld lekë do të jetë fondi limit i procedurave tenderuese për 4 lote të aksit rrugor Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderët për fazat V, VI, VII dhe VIII, me fond limit nga 2.5 mld lekë secili, duke avancuar me procedurat për përfudimin e këtij aksi rrugor.

Aktualisht, është duke u punuar në 4 lotet e parë të kësaj rruge, teksa vlera e kontratave të lidhura arrin në 10.5 mld lekë. Paralelisht, autoritetet kanë bërë me dije se është arritur dakordësia me palën maqedonase për pikën e re doganore dhe lidhjen e 2 shteteve përmes një tuneli me gjatësi 5.8 km, që do të shkurtojë rrugën me 24 km. Kjo, duke shmangur kalimin nga pika doganore në Qafë Thanë.

Ndërkaq, sa i takon pjesës tjetër të korridorit 8, që është segmenti nga Lekaj në Elbasan, ende nuk është planifikuar zhvillimi i tenderit për ndërtimin, teksa vitin që shkoi ky aks ishtë në fazë tenderimi për projektimin e tij.

Paralelisht, duke marrë në konsideratë trafikun e rënduar që krijohet në hyrje të qytetit të Elbasanit, është theksuar se ndërtimi i bypassit të këtij qyteti është një nga projektet më prioritare dhe aktualisht po aplikohet për gjetjen e financimit.

Korridori 8 nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Elbasanit, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat