Shqipëria Postuar më 14 Shkurt 2023, 14:17

Punonjësit e sigurimit privat rritje 50% të pagës minimale - Dhjetëra problematika për këtë sektor. Propozohet projektligji, paga dhe orare të përcaktuara

Nga SCAN TV
Punonjësit e sigurimit privat rritje 50% të pagës minimale -

Bizneset që ofrojnë shërbimin e sigurimit privat duhet të rrisin pagat për punonjësit. Qeveria shqiptare po bëhet gati që të bëjë të detyrueshme rritjen e pagës nëpërmjet një projektligji të ri i cili parashikon detyrimin për t’u paguar punonjësve të shërbimit një pagë minimale 50% më të lartë se paga bazë minimale e punonjësve në shkallë vendi.

Praktikisht, paga minimale që parashikohet në këtë projektligj për rreth 9 mijë punonjës të sektorit është 540 mijë lekë.

Ky projektligj ka ardhur si pasojë e një sër problematikash që shërbimi i sigurisë private ka në moszbatimin e Kodit të Punës përsa i përket orëve që kryejnë por dhe sigurimeve.

Moszbatimi i Kodit të Punës pasi punonjësit e shërbimit duhet të punojnë 174 orë në muaj. Punonjësit e sigurimit privat punojnë 30 ose 31 ditë në muaj ndërkohë ju njihen si ditë pune vetëm 22 ditë. Nuk janë ngritur dhe nuk kanë funksionuar qendrat e kontrollit të shërbimeve nga të gjitha subjektet.

Gjithashtu nuk janë ngritur dhe nuk kanë funksionuar qendrat e kontrollit të shërbimeve nga të gjitha subjektet. Si shtesë në projektligj kërkohet ndalimi i dhënies me kontratë të këtij shërbimi nga një kompani tek tjetra me synim përmirësimin e kontrollit e përgjegjësisë për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata.

Shërbimi privat i sigurisë fizike ka si objektiv të veprimtarisë së tij sigurimin fizik të objekteve shtetërore e private, të personave, të veprimtarive social-kulturore, sportive, fetare dhe politike etj. Aktualisht, sipas të dhënave të 3-të mujorit të parë të vitit 2022, në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin 189 subjekte të shërbimit privat të sigurisë fizike për tri kategoritë, me 8 737 punonjës shërbimi, kanë në ruajtje 2665 objekte etj.

Miratimi i këtij projekligji do të sjellë rritjen e efektivitetit të punës së shërbimit privat të sigurisë fizike, me qëllimin final kontributin e tij për parandalim, zbulimin dhe kapjen e autorëve të veprave penale, atje ku ky shërbim është kontraktuar nga subjektet e ndryshme dhe kryen funksionet e tij.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat